Roman dashurie: Lulet e djegura (4)

  • 20 July 2019 - 15:14
Roman dashurie: Lulet e djegura (4)

Ai ia kishte vendosur duart nën fundshpinë dhe kishte ngritur ijët e saj, derisa ajo këmbët ia kishte vendosur prapa shpinës së tij. Ajo po ofshante me zë të lartë. Clarke ishte shtrirë pranë tij në cep të shtratit, duke u mbuluar me një çarçaf. Seksi ishte lirimi më i mirë nga stresi për Clarke, derisa kjo I jepte ndjenjën se ajo kishte vlerë, ndryshe nga ajo që i kishte thënë e ëma e saj, se nuk vlente gjë. Nëna e saj kurrë nuk kishte qenë krenare për , dhe pa marrë parasysh se çfarë kishte bërë Clarke, nuk mjaftonte. Clarke kishte ecur te altari me lulet, ajo shikoi poshtë, duke tentuar mos ta shkelte fustanin e gjatë me takat e larta. Ajo po provonte që të mos e humbet ekuilibrin. Gjithçka për ditën e saj të martesës ishte e përsosur.

Karriget ishin të bardha dhe të dekoruara me lule të verdha dhe të portokallta. Përderisa ajo po shkonte në fund, e kishte kuptuar se njeriu që po qëndronte atje ishte komplet pa fytyrë. Por ajo e shmangu dhe kishte përfunduar ecjen, duke qëndruar me fytyrën e panjohur. Ajo edhe mund ta ndjente buzëqeshjen e përsosur në fytyrën e saj derisa po shikonte në vendin ku fytyra e saj do të duhej të ishte. Më pas, prifti duke pritur përcjellësin, ishte zgjuar dhe i kishte shushuritur diçka në vesh. "Ku është babai yt e dashur"? Njeriu në moshë buzëqeshi në veshin e saj, por se zëri i tij ishte i ëmbël. Ishte pyetja që e bëri që kishte shkaktuar një frikë që kurrë më pare nuk e kishte ndjerë. "Unë nuk kam baba" e pranoi ajo, duke shikuar përreth, duke e ndjerë nxehtësinë e turpërimit në fytyrën e saj. Ai më kishte braktisur kur unë isha foshnjë". Ajo nuk ishte e sigurt pse e kishte thënë këtë me zë të lartë, por ndoshta e kishte lënë të dukej më pak në gabim për faktin se askush nuk e kishte përcjellë deri në altar. "Atëherë me siguri se e keni një nënë, e dashur. Jam i sigurt se punën do të kishte mundur ta bënte si duhet" tha burri, duke shikuar përreth, me shpresën se nëse nëna e saj do të ishte shfaqur për t'i rregulluar gjërat.

Por, nëse Clarke dinte diçka, ajo e dinte se nëna e saj vetëm se do t'i përkeqësonte gjërat. "Jo, të lutem, duhet të ketë një mënyrë tjetër" u përgjërua Clarke, duke shikuar turmën me një fytyrë që kërkonte falje. "A nuk mundem të eci vet"? dhe më pas Clarke e pa atë dhe u shtang. Do të jepte gjithçka që të mos merrej me të. Zonja Bennett ishte kaq e trishtuar sa q kishte filluar të hungërinte si një krijesë, gjysmë njeri dhe gjysmë dragua derisa zjarri pothuajse po i dilte nga zgavrat e hundës. Ky ishte momenti kur Clarke e kishte ditur se ishte ëndërr, por nuk e kishte bërë më pak tmerruese derisa gruaja ishte vërsulur në drejtim të saj. (vijon)

(Kosova Sot Online)