Roman dashurie: Lulet e djegura (11)

  • 27 July 2019 - 15:23
Roman dashurie: Lulet e djegura (11)

Me nervozizëm rregulloi këmbën derisa duart po i dridheshin. Më pas ka dëgjuar një zë dhe u ngrit ta shihte një grua që po ecte nëpër korridor. Ajo kishte flokët kaçurrele, por kjo ishte ajo që e dallonte nga mosha. Kishte një xhemper Kashmiri dhe xhinse të bardha. Fytyra e saj dukej 20 vite më e re dhe ishte natyrale, jo se kishte përdorur grim. Mënyra se si i kishte lyer buzët, ia kujtonin Clarke-s Maggie Smith-in. Clarke mori frymë thellë dhe shikoi poshtë para se të ulej dhe u ul në ulëse, e gatshme për t'i prezantuar idetë e saj klientit më të madh që kishte pasur ndonjëherë.

KAPITULLI I PESTË

Clarke ishte larguar nga mbledhja e pasigurt nëse gruaja kishte mbetur e kënaqur me ato që ajo i kishte prezantuar në tavolinë. Por nuk ishte e trishtuar, e ky ishte përparim. Fundja, kjo ishte ajo që të tjerët do të thoshin. Por Clarke gjithmonë ishte kritikuesja më e ashpër e vetes së saj. Kishte kaluar pasditja, ajo do të kthehej në dyqan dhe do të mendonte rreth mënyrës se i do të përmirësonte apo të shiste diçka. Derisa po futej në veturë, telefoni i saj e dridhi. Pa shikuar, u fut në veturë dhe u përgjigj. E kishte kuptuar se ishte një klient e jo Katie. Por zëri që erdhi përmes telefonit ishte një nga ata që me dëshirë nuk do ta dëgjonte atë moment. "Shiko, shiko, kush përfundimisht hapi telefonin. Po mendoja se kur do ta bëje këtë". "A nuk ke klientë nënë", e pyeti Clarke si nëpër mjegull. Nëna e saj ishte lajmëruar apo ishte vërdallë vetëm kur përfitonte egoja e saj, por thellë diku Clarke ende kujdesej, prandaj edhe reagonte me kaq butësi sa here lajmërohej. Ajo dëshironte që e ëma saj ta vërente njëherë të vetme, megjithëse e dinte se kjo nuk do të ndodhte. "Jam në pushimin e drekës, Clarke. Të lutem mos fol ashtu me mua". "Mirë nënë, përse më ke thirr në pushimin e drekës", e pyeti me butësi, duke tentuar ta shmangte trafikun. "Epo, desha të tregoj se kam takuar sot Zr. dhe Znj. Coleman sot". Nëna e saj nuk kishte shkuar askund për të takuar dikë, e kjo thoshte asaj se ata ishin klientët e saj, që nuk e kishte befasuar.

Ata po ashtu ishin prindërit e ish të dashurit të saj, dhe me këtë, ai ishte i vetmi i dashur me të cilin kishte qenë në shkollë të mesme. Emri i tij ishte Bobby. Por për ndonjë arsye, ai gjithmonë ishte në mendjen e nënës së saj. Ishte e vetmja gjë që kishte bërë Clarke dhe kishte marrë miratimin nga e ëma. Me siguri kjo për faktin se prindërit e tij ishin të pasur dhe i dukej lidhje e përsosur. "Pra", Clarke pyeti padurim. "Epo, me sa duket tani po del që Bobby tani është bërë Dr. Bobby Coleman; në fakt një kirurg. Dhe më duket se jo që ende ai është i interesuar në ty; ai po ashtu ka një punë me perspektivë. Ai ka vullnet që të punësojë edhe ty. A nuk të duket si një fitim i dyfishtë"?? (vijon)

(Kosova Sot Online)