Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (8)

  • 28 July 2019 - 13:08
Ngjarje e vërtetë: Nuk dua ta rris fëmijën e tij jashtëmartesor (8)

- Hyr - lëviza nga anash për ta lënë. Pasi që kishte hyrë, përsëri jam nisur drejt barit. I kam vënë pije edhe vetes edhe atij. Një pjesë imja ndihej e lumtur që Krenari ishte këtu. Në këtë mënyrë më ka treguar sa shumë kujdesej për mua. Më shumë se prania e tij në këtë moment nuk kam dashur gjë. - Nuk të kam parë kurrë në këtë gjendje - më vëzhgonte derisa jam ulur përkrah tij. - Pajtohem me ty. Kjo është një nga ato ditët më të këqija në jetën time.

Dua të rrëfej gjithçka, por nuk e di prej nga t'ia filloj. Më vjen turp - e ula kokën për të fshirë lotët që përsëri dilnin nga sytë e mi. Kam mbledhur forcat dhe kam filluar të flas rreth thirrjes së çuditshme, rreth vizitës së vajzës e cila ishte ballëfortë dhe agresive. Për jetën e Mali unë nuk e kisha asnjë ide. Me këto fjalë kam poshtëruar edhe veten time..kam menduar se jam e mençur dhe se mua kjo nuk mundet të më ndodhte, por më ka ndodhur. - Dhe kjo është e tëra. Nuk po kuptoj… - kam përfunduar me këto fjalë. Krenari më kishte vëzhguar. Fytyra i ishte ngrysur. - Nuk dua ta lëndoj askënd, por Mali ishte budalla - tha i zjarrtë. E kam ditur se atë e mendon. Kurrë nuk do të sillesha si ai. Krenari ishte biznesmen, kishte ndërtuar një perandori të cilës i kisha lakmi dhe nuk kishte asnjë interes që ët jetë me mua, por ndjenjave.

- Unë isha ajo që ishte budalla - thashë e mbushur me frymë. Çfarë po pret ajo vajzë? Që ta rrisësh fëmijën e saj? çfarë po ndodh me këta njerëz përreth nesh - e shtroi pyetjen të cilën disa herë ia kam parashtruar vetes. Nuk i kuptoja njerëzit, edhe pse jam munduar. Nuk po mund ta kuptoja xhelozinë, urrejtjen dhe varësinë, e me të gjitha isha e rrethuar. Edhe më pak po e kuptoja tradhtinë, e edhe ajo ishte pjesë e jetës time. Me kalimin e kohës jam mësuar të jem e rrethuar me këto gjëra, por edhe më tutje më pengonte. - Më tha se isha tepër e vjetër ta kam fëmijën tim - i jam ankuar. - Për hir të Zotit - u ngrit Krenari. M'u ofrua dhe më mori në përqafim. - Përse ju jep kaq rëndësi fjalëve që janë të femrës pa kulturë.

Ajo ka vetëm interes. Ti je femër e bukur, më e bukura në botë. Ke vetëm tridhjetedy vjet, mund të kesh sa të dëshironi fëmijë. Ke edhe karrierë të ndritshme, shtëpi në pjesën më të mirë të qytetit, gjithçka që një femër ëndërron. Ndoshta përmes fëmijës ka dashur ta mbajë Malin, e tani kur ai nuk është, fëmija i pengon. Nuk e di ajo çfarë është dashuria, sepse po luan me jetën e atij që do të duhej ta dashuronte më së shumti në jetë. - Po - jam pajtuar me këtë. Çfarë personi është ajo? Asaj i mjaftonte të futej në aventurë me burrin e martuar. Ndoshta vetëm dëshiron të marrë një sasi të hollash, apo trashëgimi, por Mali nuk ishte gjë, e unë nuk kam ndjerë asnjë obligim ndaj atij fëmijës. - Shpresoj se ne të dy do të kemi shumë fëmijë bashkë - më tha Krenari në vesh. Kjo ka nxitur një të buzëqeshur në fytyrën time. Askush asnjëherë nuk të ka dashur më shumë se sa unë. Ti je krejt ajo çfarë unë kam kërkuar te një grua. E suksesshme, e mençur dhe e vetëdijshme për cilësitë e veta. Paramendoje si do të dukeshin fëmijët tanë! E bukur si nënë, e mençur - po bënte shaka.

(Kosova Sot Online)