Nuk e keni ditur? Kështu lejohet marrëdhënia intime në fenë islame

  • 29 July 2019 - 09:25
Nuk e keni ditur? Kështu lejohet marrëdhënia intime në fenë islame

Kur’ani i thekson qëllimet shpirtërore të martesës dhe i konsideron parime mbi të cilat ngritet jeta bashkëshortore, gjegjësisht thekson qetësinë e shpirtit nëpërmjet lidhjes gjinore nga dashuria midis dy bashkëshortëve, zgjerimin e dashurisë dhe njohjes nëpërmjet martesës, rritjen e dashurisë dhe mëshirës njerëzore dhe dashurinë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Në këtë kontekst, All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe nga argumenter e Tij (të Madhërisë së Tij) është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rrûm, 21)

Marrëdhëniet seksuale

Përveç kësaj, Kur’ani nuk e mohon aspektin trupor për marrëdhëniet seksuale ndërmjet burrit e gruas. Ai e udhëzon qenien njerëzore në rrugën më të mirë duke i plotësuar kërkesat e nevojës seksuale, me qëllim që ta mënjanojë praktikën e dëmshme dhe të devijuar.

Transmetohet se hebrenjtë dhe zjarrputistët largoheshin gjatë kohë nga gratë e tyre kur ato i kishin të përmuajshmet, ndërsa të krishterët kanë marrëdhënie të tilla pa u mërzitur fare për periudhën e tillë. Në kohën paraislame, gruas që i kishte të përmuajshmet, nuk i jepnin ushqim, nuk i jepnin të pijë, nuk i lejonin të hynte në shtrat dhe nuk e linin të qëndrojë në shtëpi, pikërisht si hebrenjtë dhe zjarrputistët.

Kur e pyetën disa muslimane Pejgamberin se ç’u lejohet dhe ç’u ndalohet në kohën e të përmuajshmeve, u shpall ajeti vijues:

“Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen atëherë afrohuni atyre, ashtu siç u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare, 222)

Disa beduinë menduan se fjalët “largohuni prej tyre” nënkuptojnë mosjetesën e përbashkët në shtëpi, dhe për këtë Pejgamberi a.s. ua shpjegoi qëllimin e ajetit dhe u tha: “Ju urdhëron të largoheni nga marrëdhëniet seksuale në kohën e të përmuajshmeve e jo ti largoni nga shtëpia ashtu siç i largonin të huajt “. Kur e dëgjuan këtë, hebrenjtë thanë: “Ky njeri dëshiron të veprojë krejtësisht ndryshe nga ne!” (Shiko tefsirin e Raziut, vëll. 6, f. 66.)

S’ka gjë nëse muslimani dëshiron të dëfrehet me gruan e tij larg “vendit të dhembjes”. Kështu, Islami, si përherë merr qëndrim mesatar mes ekstremistëve që e largojnë gruan gjatë të përmuajshmeve nga shtëpia dhe ekstremistëve tjerë që kanë marrëdhënie seksuale me to.

Mjekësia bashkëkohore ka zbuluar materie helmuese e të dëmshme për trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri të largohet nga marrëdhënia seksuale në këtë kohë. Organet riproduktive mbushen përplot dhe nervat bëhen shumë sensitive nga sekretinù i gjëndrave internale. Marrëdhënia seksuale mund t’i dëmtojë e ndoshta edhe të pengojnë derdhjen e gjakut nga të përmuajshmet dhe kështu të shkaktojë ndezjen e organeve seksuale. (Shiko librin El-Islamu vet-tibbul-hadith të autorit të ndjerë Abdulaziz Ismail.)

Marrëdhëniet e ndaluara

Sa u përket marrëdhënieve seksuale, Zoti i Madhëruar thotë:

“Gratë tuaia janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbielljes suaj si tëdë shironi, por përgatuni për veten tuaj, dhe kini frfkë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”. (El-Bekare, 223)

Për shkak të zbritjes së këtij ajeti, dijetari indus Velijull-Ilah Dehlavi thotë: “Hebrenjtë i kufizonin mënyrat e marrëdhënieve seksuale pa ndonjë parim hyjnor. Edhe ensarët (e Medines) i imitonin në këtë çështje dhe thonin: “Në qoftë se burri depërton në vaginë përderisa gruaja është e shtrirë në bark, fëmija do të jetë i vëngër”. Për këtë shkak zbriti ajeti: “Afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi”, që don të thotë se s’është me rëndësi pozita por me k-usht që procesi të kryhet në vaginë, ngase në këtë çështje s’ka asgjë që ka lidhje me interesin e përgjithshëm fetar ose politik, por është thjesht çështje e shijes personale.

Thashethemet e tilla bëheshin nga hebrenjtë, mirëpo Zoti i Madhëruar i anuloi. (Huxhxhetull-llahil-baliga, vëll. 2, f. 134.)

Feja nuk i përcakton pozitat e marrëdhënies seksuale por kërkon që burri të frikohet nga Zoti se do ta takojë, dhe të largohet nga marrëdhënia anale, ngase anusi është vend i fëlliqur dhe i dhembjes, si dhe një akt i tillë u ngjanë homoseksualëve të fëlliqtë. Pra, feja me plot të drejtë e ndalon këtë Iloj të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

“Mos bëni marrëdhënie finale me gratë (tuaja)!” (Transmetimi i Tirmidhiut, i Nesaiut dhe i Ibën Maxhes.) Për atë që ka marrëdhënie anale me gruan e vet, thotë: “Ky është homoseksualizëm i vogël”.(Transmetimi i Nesaiut.) Kur e pyeti një grua rreth marrëdhënies seksuale vaginale nga shpina, ai ia lexoi ajetin:

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por vetëm me një mbështetje.”(Transmetimi i Ahmedit.)

Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i dërguari i Zotit, u shkatërrova! Kur Pejgamberi a.s. pyeti se çka e shkatërroi, ai i thotë: “Mbrëmë pata marrëdhënie vaginale nga shpina!” Pejgamberi nuk i thotë gjë derisa u shpall ajeti i lartpërmendur, e pastaj i thotë: “Nga para ose nga pas, por largohu anusit dhe (marrëdhënies) gjatë të përmuajshmeve”.(Transmetimi i Ahmedit dhe Tirmidhiut.)

Ruajtja e sekreteve bashkëshortore

Kur’ani i lavdëron bashkëshortet e mira duke konstatuar:

“All-Ilahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës”. (Nisâ, 34)

Ajo që duhet të ruhet si fshehtësi është lidhja intime midis burrit e gruas, e cila nuk duhet të jetë temë e bisedave nëpër mexhlise, e takimeve me shokë e shoqe. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:

“Prej njerëzve më të këqij te Zoti Dilën e Kijametit është burri i cili i tregon gruas fshehtësira dhe anasjelltas, e pastaj e zbulon fshehtësinë e saj”. (Transmetim i Muslimit dhe Ebu Davudit)

Nga Ebu Hurejreja transmetohet:

“Pejgamberi a.s. na fali dhe pas dhënies së selamit u kthye drejt nga ne dhe tha: “Qëndroni ulur! A ka ndonjë njeri në mesin tuaj që shkon te familja e vet, e mbyll derën, e heq perden dhe del e thotë: “Kështu bëra me familjen time, kështu bëra me familjen time!? ”

Të gjithë heshtën. Pastaj u kthye drejt grave dhe u tha: “Cila flet prej jush? ” Një vajzë e Ke’abit u ngrit në një këmbë dhe u zgjat që ta shohë Pejgamberi dhe ta dëgjojë atë që flet, e pastaj tha: “Po për Zotin! Ata flasin dhe ato flasin!” Pastaj Pejgamberi a.s. na tha: “A e dini se ç’janë të tillët dhe të tillat që veprojnë kështu? Ata që veprojnë kështu, qofshin meshkuj apo femra, janë djaj të cilët takojnë njëri tjetrin në rrugë dhe i qetësojnë epshet e tyre kurse njerëzit i shikojnë. ” (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Bezzarit.)

Ky rrëfim emfatik mjafton që muslimani të largohet nga kjo marrëzi ngase asnjë musliman nuk dëshiron të jetë djall ose si djalli.

Kontracepcioni

S’ka dyshim se mbrojtja e rrjedhës njerëzore është prej qëllimeve parësore të martesës. Mbrojtja e rrjedhës varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtë dhe i bekon fëmijët qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes në qoftë se ekzistojnë shkaqe dhe nevoja të rëndësishme. Mënyra më e njohur në kohën e Pejgamberit a.s. për kontracepcion ishte a’zli ose derdhja e spermës jashtë vaginës (coitus interruptus). Në dy sahihët transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabët e aplikonin mënyrën e tillë në kohën e pejgamberisë dhe të shpalljes:

“Në kohën e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur’ani, ne e aplikonim
largimin (coitus interruptus).”

Në Sahihun e Muslimit thuhet:

“E aplikonim largimin (coitus interruptus) në kohën e Pejgamberit, dhe kur dëgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Një njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit! Kam një robëreshë. Dëshiroj atë që dëshirojnë burrat! Nuk dëshiroj që ajo të mbetet me barrë dhe për këtë shkak e aplikoj coitus interruptus-in me të. Hebrenjtë thonë se në këtë mënyrë varrosen fëmijët të gjallë”. Pejgamberi a.s. i tha: “Hebrenjtë gabojnë! Nëse Zoti dëshiron të krijojë fëmijë, ti nuk mund ta pengosh!”(Transmetimi i autorëve të suneneve)

Qëllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatë aplikimit të largimit mund të ndodhë që ndonjë pikë e spermës së burrit të depërtojë e të bëhet mbarësimi pa dijen e tij.
Në mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe një njeri tha: “Ata mendojnë se kështu varrosen fëmijët të gjallë!” Aliu thotë: “Nuk mund të ketë varrosje të gjallë përderisa fëmija nuk kalon shtatë faza: prej një ajke e një balte në ujë, në copë gjaku, në gjak të ngurtë, në copë mishi, në eshtra e në mish dhe pastaj në krijesë tjetër”.

Në atë rast Umeri i thotë: “Ke të drejtë, Zoti të dhashtë jetë!”

Shkaqet për kontracepcion

Shkaku i parë që lejon kontracepcionin është frika për jetën ose shëndetin e nënës nga shtatzënia ose lindja, por me kusht që këtë ta vendosë mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhëruar thotë:

“Mos u shkatërroni me duart tuaja!”
“Mos e mbytni veten tuaj! Zoti është mëshirues i juaj!

Shkaku tjetër është frika nga vështirësimi i rrethanave me lindjen e fëmijëve saqë mund të obligohet ndokush të bëjë diçka haram me qëllim që t’i plotësojë nevojat familjare. Zoti i Madhëruar thotë:

“All-Ilahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju! ” (El-Bekare, 185).

“All-Ilahu s’dëshiron t’u sjellë ndonjë vështirësi”. (Mâide, 6).

Gjithashtu si shkak mund të jetë edhe frika nga keqësimi i shëndetit
të fëmijëve dhe nga pengesat në rritjen e tyre. Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë:

“O i dërguari i Zotit, unë largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!” Kur e ka pyetur Pejgamberi për shkakun, ai i ka thënë: “Frikohem për fëmijën e saj”, ose “për fëmijët e saj”, pastaj Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Sikur të ishte i dëmshëm, do të ishte, i dëmshëm për persianët dhe romakët”. (Transmetim i Muslimit.)

Siç duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla të rralla nuk ndikojnë në ummetin, ngase në të kundërtën do t’i dëmtonin persianët dhe romakët të cilët atëherë ishin më të fuqishmit mbi sipërfaqen e tokës.

Shkaku tjetër i arsyeshëm është frika se mos vallë ndikon shtatzënia ose lindja e re në shëndetin e fëmijës që thithë. Pejgamberi a.s. e quante “gilë” marrëdhënien seksuale me nënën që i jep gji fëmijës ose thënë më mirë, marrëdhënien që shkakton shtatzëni përderisa nëna ende i jep gji fëmijës. Ai e quan me këtë term ngase shtatzënia e tillë e dobëson qumështin e nënës dhe e dëmton fëmijën që thithë. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atë që ishte e dëmshme. Prej përpjekjeve të tij për ummetin e vet, është thënia e tij:

“Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi ngase “gile-ja ” e zë kalorësin dhe e gjuan prej kalit .” (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi këtë formë për ta bërë haram, ngase i shihte popujt e fuqishëm të kohës së tij, të cilët e aplikonin pa pësuar dëme. Ai frikohej se do të jetë shumë vështirë për burrat të abstenojnë nga gratë e tyre gjatë periudhës së gjidhënies e cila mund të zgjasë edhe dy vjet. Ai thotë:

“Mendoja ta ndaloj “gile-në” mirëpo pashë se persianët dhe romakët e aplikonin pa i dëmtuar fëmijët e tyre.” (Transmetim i Muslimit.)

Kur flet Ibn Kajjimi për lidhjen mes këtij hadithi dhe hadithit “Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka vërejtur se shtatzënia e dëmton fëmijën që thithë ashtu siç dëmtohet kalorësi nga rrëzimi prej kalit. Kjo mënyrë dëmton por jo deri në mbytjen e fëmijës. Ai i këshillonte burrat të largohen nga marrëdhëniet seksuale që shkaktojnë shtatzëninë me gruan që i jep gji fëmijës, por nuk i ndalonte. Ai dëshironte ta ndalojë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e fëmijës që thithë gji, por gjithashtu e dinte se burrat do të përjetojnë vështirësi të mëdha e posaçërisht të rinjtë, dhe kështu më tepër do ta dëmtonte shoqërinë. Pas një harmonizimi të këtyre gjërave, ai vendosi që mos ta ndalojë, ngase gratë e dy popujve më të fuqishëm të kohës së tij u jepnin gji fëmijëve të tyre gjatë shtatëzanisë pa ndikuar fare në fuqinë apo në numrin e tyre.

Pra, për këtë shkak ai nuk e ndaloi “gile-në”. (Miftahu daris-se’ade, f. 620 dhe Zadul-me’ad, vëll, 4. f. 16.)

Në kohën tonë janë zbuluar metoda të reja kontraceptive që realizojnë interesin për të cilin përpiqej Pejgamberi a.s. gjegjësisht mbrojtjen e fëmjës që thithë nga dëmet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë së nënës së tij në një anë dhe në anën tjetër, mënjanimin e vështirësive për burrat nga abstenimi ndaj grave gjatë shtatzënisë. Nga e tërë kjo konkludojmë se intervali ideal mes dy fëmijëve, sipas Islamit, duhet të jetë 30 ose 33 muaj për atë që dëshiron të plotësojë fazën e periudhës së gjidhënies.

Imam Ahmedi dhe të tjerët lejojnë një gjë të tillë në qoftë se e lejon gruaja, ngase ajo duhet të japë pëlqimin e saj se a do të pranojë të përjetojë kënaqësinë seksuale dhe se a dëshiron fëmijë tjetër apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pëlqimin e gruas.

Ky ishte një vendim i rëndësishëm i Islamit për mbrojtjen e të drejtës së gruas në kohën kur nuk respektohej asnjë e drejtë e saj.

Aborti

Islami lejon muslimanen të ndërmarrë masa preventive kontraceptive por nuk lejon të kryhet krim mbi shtatzëninë kur të paraqitet realisht.

Fukahatë janë të mendirnit se aborti pas formirnit të fetusit dhe frymëzimit të shpirtit është i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase në këtë rast ai bën krim mbi të gjallin që ka krijim të plotë dhe formë të gjallë.

Nëse bëhet aborti dhe fëmija del i gjallë e pastaj vdes, atëherë duhet të paguhet kompensim (dijeti), ose më së paku të dënohet materialisht nëse del i vdekur. Nëse vërtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fëmijës në bark rrezikon jetën e nënës, atëherë sheriati lejon dënim më të lehtë. Nëse në këtë rast duhet të kryhet aborti atëherë lejohet, ngase nuk duhet që nëna të sakrifikohet sepse ajo është origjina e fetusit. Ajo ka të drejtë në jetë, ka fat të pavarur në jetë si dhe ka të drejta të cilat i takojnë dhe përgjigjet për to. Përveç kësaj, ajo është shtylla e familjes dhe për këtë shkak nuk është e logjikshme që jeta e saj të sakrifikohet për fetusin që nuk ka ende personalitet të vetin, si dhe është pa obligime e përgjegjësi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)

Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotë: “Kontracepcioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesën e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parë është depërtimi i spermës në mitrën e gruas dhe përzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj përgatitet për pranimin e jetës. Shkatërrimi i këtij proçesi konsiderohet krim. Nëse fetusi arrin një madhësi të konsiderueshme, atëherë aborti konsiderohet edhe më i keq ndërsa krimi shtohet edhe më tepër në qoftë se fetusi frymëzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallë (nga nëna).” (El-Ihja’u, libri En-Nikah, f. 47)

Të drejtat bashkëshortore

Theksuam më parë se martesa është kontratë e fortë, me të cilën All-Ilahu lidhë burrin dhe gruan. Pas martesës burri merr statusin e “bashkëshortit” pas atij si “individ”. Në të vërtetë ai quhet bashkëshort ngase prezenton edhe një qenie tjetër me të cilën i ndanë të mirat dhe të këqijat.

Kur’ani e përshkruan fuqinë e kësaj lidhjeje midis burrit e gruas dhe thotë:
“Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato!” (El-Bekare, 187).

Nga ky ajet nënkuptohet se martesa ngërthen në vete mbrojtjen, mbulesën, përkrahjen dhe zbukurimin ndaj njëri-tjetrit. Për këtë shkak burri dhe gruaja në jetën bashkëshortore kanë të drejta të cilat duhet t’i respektojnë ndaj njëri-tjetrit. Të gjitha të drejtat janë ekuivalente, përveç asaj që e posedon njeriu nga intuita. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre”. (El-Bekare, 228).

Përparësia ka të bëjë me përgjegjësinë e burrit si mirëmbajtës i familjes.
Një njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s:

“O Pejgamber i Zotit, çfarë të drejta mund të kërkojë gruaja nga burri i saj?” Ai i është përgjigjur: “Ta ushqejë ashtu siç e ushqen veten, ta veshë ashtu siç e veshë veten, të mos i mëshojë në fytyrë, të mos e nënçmojë dhe të mos largohet prej saj përveç brenda shtëpisë (të mos ik). ” (Transmetim i Ebu Davudit dhe Ibën Habbanit në Sahihun e tij.)

Bashkëshortit musliman nuk i lejohet ta lërë pas dore veshmbathjen dhe ushqimin e bashkëshortes. Në një hadith pejgamberik thuhet:

“Humbja e mirëmbajtjes ndaj atyre që janë nën përgjegjësi (që janë të varur) është mëkat për njeriun”. (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)

Nuk lejohet mëshuarja në fytyrën e gruas për shkak se në këtë mënyrë nënçmohet nderi i njeriut si njeri dhe dëmtohet pjesa më e bukur e trupit. Nëse burri obligohet ta disiplinojë gruan e vet në çaste të rebelimit të hapur, nuk i lejohet ta rrahë aq shumë saqë ta lëndojë ose t’i shkaktojë dhëmbje. Kjo vjen parasysh vetëm atëherë në qoftë se metodat e tjera dështojnë.

Nuk i lejohet muslimanit ta nënçmojë gruan e vet e ta ofendojë me fjalë të urrejtura, si p.sh. frazën “Zoti të mëshoftë” etj.

Për të drejtat e gruas ndaj burrit Pejgamberi a.s. thotë:

“Nuk i lejohet gruas që beson në Zot, të lejojë hyrjen e atij që burri e urren. Ajo nuk duhet të dalë jashtë shtëpie nëse nuk dëshiron ai dhe të mos bëjë diç që i kundërshton rregullat e tij, si dhe të mos largohet nga shtrati i tij (të mos refuzojë aktin giinor). Po ashtu ajo s ‘duhet ta rrahë në qoftë se ka trup më të fuqishëm se ai. Nëse ai është më tepër gabimtar, atëherë ajo duhet ta qetësojë. Nëse e pranon pëlqimin e saj, atëherë pëlqimin e saj do ta pranojë edhe Zoti. Nëse nuk është e kënaqur me të, atëherë Zoti do ta pranojë arsyen e saj”. (Transmetim i Hakimit)

Toleranca e ndërsjellë bashkëshortore

Burri duhet të jetë tolerant ndaj gruas së vet në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen dhe që e urren. Ai duhet të dijë se ka të bëjë me një qenie njerëzore që ka karakteristika të posaçme natyrore. Pra, ai duhet t’i harmonizojë cilësitë e mira të saj me jo të mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Në një hadith thuhet: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund t’i pëlqejë diçka tjetër”. (Transmetim i Muslimit.)

Zoti i Madhëruar thotë:

“Bëni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që All-Ilahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urrenit. (Nisâ, 19).

Islami kërkon prej burrit të jetë tolerant dhe durimtar ndaj asaj që e urren te gruaja e vet ashtu siç kërkon edhe prej gruas të jetë toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundësi dhe durim dhe ia tërheq vërejtjen që të mos e kalojë natën pa u pajtuar me burrin të cilin e ka hidhëruar. Në një hadith thuhet:

“Namazi i tre personave nuk ngrihet më lartë se një pëllëmbë nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin që e urren atë; gruaja që kalon natën pa u pajtuar me burrin që e ka hidhëruar dhe dy vëllezërit e kacafytur.” (Transmetim i Ibën Maxhes dhe Ibën Habanit në Sahihun e vet.)

Kundërshtimi dhe grindja

Meqë burri është përgjegjës i shtëpisë dhe bartës i familjes në bazë të strukturës, aftësisë dhe pozitës së tij dhe dhënës i mehrit e fumizues i saj, atëherë nuk i lejohet gruas ta kundërshtojë autoritetin e tij e ta shkatërrojë shtëpinë. Në qoftë se burri has në kundërshtim me gruan e tij dhe ballafaqohet me grindje, ai obligohet ta korrigjojë duke filluar me fjalë të mira, me udhëzime efektive dhe me nirëkuptim. Në qoftë se nuk arrin sukses, atëherë duhet të largohet nga shtrati, me pretekst se ndoshta kështu do të ndikojë në natyrën e saj që ajo të përmirësohet. Në qoftë se edhe kështu nuk ka sukses, atëherë i lejohet ta rrahë me dorë por me kusht që të largohet nga fytyra dhe nga pjesët tjera të ndieshme. Nëse edhe kjo mënyrë dështon, atëherë i lejohet ta rrahë me shkop ose me ndonjë vegël tjetër që shkakton dhembje. Rrahja e tillë ka karakterin e ngjarjes që e përshkroi Pejgamberi a.s. në një rast hidhërimi me shërbëtorin e vet, kur i thotë:

“Sikur të mos ishte hakmarrja Ditën e Kijametit, do të të rrahja me këtë misvak”. (Ibën Sa’di në Et-tabakat.)

Pejgamberi a.s. i shmangej metodës së rrahjes dhe thoshte:

“Pse ta rrahë ndokush gruan e vet ashtu siç rrihet robi, kur mund të flejë me të në fund të ditës!” (Transmetim i Ahmedit dhe i Buhariut)

Për ata që i rrahin gratë thotë: “Ata me siguri nuk janë më të mirët e mesit tuaj”. (Në Fet’h transmetohet nga Ahmedi, Davudi, Nesaiu, Ibën Habani dhe Hakimi e të cilët e konsiderojnë si hadith Sahih nga Ijas ibën Abdull-llah ibën Ebi Dhibab.)

Imam Ibn Haxher thotë: Hadithi i Pejgamberit a.s. “Më të mirët e mesit tuaj nuk rrahin”, vërteton se rrahja në përgjithësi është e lejuar por me qëllim disiplinor dhe në raste konkrete. Më mirë do të ishte sikur të mjaftonte me kërcënim në qoftë se ka sukses, dhe në këtë rast burri duhet të largohet nga përdorimi i forcës, sepse forca shkakton urrejtjen që është në kundërshtim me harmoninë e pritur nga martesa. Forca lejohet në qoftë se bëhet ndonjë mëkat ndaj Zotit. Në një hadith të transmetuar nga Nisaiu, Aisheja r.a. thotë:

“Pejgamberi a.s. nuk e ka rrahur asnjë grua të veten e asnjë shërbëtor të tij. Në realitet, ai nuk e ka rrahur askënd me dorë, me përjashtim të rrahjes për hir të Zotit, ose për ndalimin e harameve të caktuara nga Zoti, apo për shpagimin në emër të Zotit.” (Fet-hul-bari, vëll, 9, f. 249.) Në qoftë se situata keqësohet edhe më tepër, atëherë ndërhyjnë njerëz të mençur e të devotshëm nga shoqëria islame për ta përmirësuar situatën dhe zgjedhin dy pari të mençura nga të dy palët për gjykim, me qëllim që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Ndoshta sinqeriteti i tyre do të jetë i frytshëm dhe Zoti do t’i pajtojë.

Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“E ata që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-Ilahu është më i larti më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes midis tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësit) kanë për qëllim pajtimin, All-Ilahu ju mundëson afrimin midis tyre (burrit e gruas). All-Ilahu është i dijshëm, është njohës i mirë”. (Nisâ, 34-35)

(Kosova Sot Online)