Rrëfimi shokues: Dashnori më thotë se marrëdhënia mes nesh është fantastike, por kur ai fle me gruan e tij...

  • 30 July 2019 - 13:28
Rrëfimi shokues: Dashnori më thotë se marrëdhënia mes nesh është fantastike, por kur ai fle me gruan e tij...

E dashur Deidre,

Kam pasur një lidhje aq të mirë prej pesë vitesh me të dashurin tim që e njoha kur isha 16 vjeçe.

Ne e duam njëri-tjetrin, por familja e detyroi të martohet me një vajzë që e kanë zgjedhur ata dhe ai pranoi.

Ne u njohëm sepse shoqja ime e ngushtë ishte mikeshë e mirë me motrën e tij.

Një ditë më tha se kishte rënë në dashuri me mua, gjë që ishte e mrekullueshme pasi unë ndihesha njësoj. Ne filluam të kryejmë marrëdhënie seksuale, që ishte gjithashtu fantastike.

Ai është nga Azia dhe unë jam e shqetësuar pasi familja e tij mund të ndikojë në zgjedhjen e partneres së tij në jetë. Por unë e nxorra nga mendja duke menduar se nuk do bëjë siç duan ata.

Për fat të keq, ai nuk u rezistoi ashtu siç mendoja unë. Ata i zgjodhën një grua dhe filluan planet për martesë. Isha 18 vjece dhe ndihesha e harruar.

U përpoqa ta harroj, por ai më kontaktoi për të më thënë se martesa nuk i funksionoi dhe nuk është më me atë grua. Kështu u takuam sërish dhe filluam lidhjen pasionante.

Ne kaluam shumë netë të bukura së bashku pasi puna e tij përfshin shumë udhëtime. Ai më kontakton derisa shkon në shtëpi dhe më pas nuk flasim më. Kjo gjë më lëndon shumë. Ai është çdo gjë që kam dashur në jetë.

Tani familja i ka gjetur një grua të dytë dhe nuk dua që ta dojë atë më shumë se mua. Më thotë shpesh se seksi mes nesh është fantastik, por shqetësohem se kur të flejë me gruan e tij nuk do më dojë më.

Jam përpjekur kaq shumë ta nxjerr nga koka, por nuk ia kam dalë. Nuk mund të rri pa e takuar sepse është gjithçka për mua.

(Kosova Sot Online)