5 mënyra si të silleni me një partner xheloz pa e dëmtuar marrëdhënien

  • 19 gusht 2019 - 07:54
5 mënyra si të silleni me një partner xheloz pa e dëmtuar marrëdhënien

Nuk janë të paktat rastet në çifte ku njëri nga partnerët bëhet xheloz për tjetrin. Në asnjë moment nuk ka rëndësi nëse burri apo gruaja bëhet xheloze, sepse e vetmja gjë që na intereson në këtë rast është ruajtja e marrëdhënies. Një lidhje nuk mund të marrë fund për shkak të xhelozisë, prandaj ka disa mënyra se si mund t’ja dilni me një partner xheloz.

Si fillim duhet të gjeni shkakun e xhelozisë, sepse ajo nuk lind nga hiçi. Ekspertët thonë se xhelozia lind për shkak të humbjes së besimit, ndaj duhet gjetur një herë shkaku dhe pastaj të filloni të analizoni veten.

Së dyti nuk duhet të humbisni në asnjë rast durimin dhe të bëni gjithçka qëta ruani raportin tuaj. Nëse partneri juaj nuk pëlqen të dilni me miqtë, me durim mund ta menaxhoni situatën dhe ta ndani kohën mes partnerit dhe miqve tuaj.

Së treti mos kërkoni të fajësoni njëri-tjetrin. Në rastet e xhelozisë nuk duhet të filloni të gjeni fajtorin, por zgjidhjen e problemit.

Së katërti duhet të dini se një marrëdhënie niset dyshe dhe gjithçka duhet zgjidhur në bashkëveprim.

Së pesti duhet të krijoni ura komunikimi, nëse nuk gjeni gjuhën e përbashkët nuk do arrini kurrë t’i jepni fund xhelozisë. 

(Kosova Sot Online)