Ushtrimet intensive përmirësojnë jetën tuaj seksuale

  • 31 August 2019 - 18:49
Ushtrimet intensive përmirësojnë jetën tuaj seksuale

Nuk ka asgjë më të mirë për shëndetin tuaj sesa ushtrimetfizike. Dhe kjo vlen edhe për shëndetin seksual.

“Burrat dhe gratë që janë të shëndetshëm kanë tendencë për të pasur jetë seksuale të shëndetshme,”-tha mjekja Lauren Streicher nga Northwestern Medicine Center for Sexual Medicine. "Sepse pothuajse çdo sëmundje mjekësore mund të ndikojë në jetën seksuale."

Ushtrimet aerobike janë veçanërisht të mirë në përmirësimin e sistemit kardiovaskular, që stimulon rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin, përfshirë zonën gjenitale.

“Çdo gjë që i shërben sistemit kardiovaskular, ndihmon edhe në përgjigjen seksualetë një burri apo gruaje,”-tha terapistja seksit, Laura Berman. “Kështu që qarkullimi më i mirë i gjakut ndihmon në shfaqjen e ndjesive dhe lubrifikimin te gratë si dhe ereksionin te burrat.”

Por sa shumë duhet të ushtroheni?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet mesatar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm aerobik çdo javë.

Ecja e shpejtë ose me biçikletë rekomandohen nga mjekët.

Studimi i ri është botuar në Journal of Sexual Medicine dhe sugjeron se ushtrimetaerobike përmirësojnë performancën seksuale në çift.

Kosova Sot Online