Dhoma intime: Ndarja e shtratit martesor zgjatë marrëdhënien tuaj

  • 01 September 2019 - 07:45
Dhoma intime: Ndarja e shtratit martesor zgjatë marrëdhënien tuaj

Shumë çifte kanë provuar metodën e shtratit të ndarë dhe kjo i ka bërë më të lumtur në lidhjen e tyre.

Përderisa shumë çifte e konisderojnë gjumin pjesë të rëndësishme për lidhje emocionale dhe fizike, studimet kanë treguar se ndoshta sekreti i një martese të gjatë është fjetja në shtratë të ndarë.

Madje shumë njerëz e kanë praktikuar  këtë gjë dhe  rezultatet kanë qenë pozitive duke thënë se janë shumë më të lumtur, raporton “The Independent”.

Çiftet të cilët kalojnë gjumin në të njëjtën dhomë gjumi kanë më shumë gjasa të përjetojnë shqetësime gjatë natës nga partneri i tyre (si gërhitje, higjenë e keqe etj). Dhe e gjithë kjo mund të çojë në probleme shëndetësore, dhe mosfunksionim seksual.

“Disa çifte ndjehen të sigurt se fjetja në shtrat të ndarë ka bërë lidhja e tyre të jetë shumë më e fuqishme” – tregon një psikoterapeutistë.

“Përderisa ka benefite në fjetjen së bashku, problemet e njërit partner që i ka në gjumë dhe shprehitë e këqija mund të ndikojnë apo edhe mund të rritin hormonin e stresit dhe probeleme të tjera që ndikojnë në lidhjen e tyre”.

Të ndjeheni më të pushuar, thonë ekspertët, ju ndihmonë në menaxhimin e jetës tuaj me më shumë fokus dhe kontroll, duke ju bërë që të ndjeheni më të lumtur në lidhjen tuaj.

(Kosova Sot Online)