Cila shenjë e horoskopit do të jetë më e zjarrtë në shtrat këtë fundjavë?

  • 11 shtator 2019 - 17:34
Cila shenjë e horoskopit do të jetë më e zjarrtë në shtrat këtë fundjavë?

Fundjava është përpara dhe me siguri shumica prej jush kanë vendosur që këto ditë të para të shtatorit t’i kalojnë me njerëzit e dashur. (Nuk shkëputemi dot nga vera kaq shpejtë). Kur shkruajmë për njerëzit e dashur, me siguri përveç pjesëtarëve të familjes, mendoni edhe për partnerin/partneren. Qëndroni pak tek gjysma juaj më e mirë. Përmes këtij artikulli do të mësoni se cila shenjë horoskopi këtë javë do të jetë më e zjarrtë nën çarçafë.

Surprizë! 

Gaforrja

Nëse shenja juaj e horoskopit është gaforrja, ju do të keni një fundjavë të shkëlqyer dashurie. Ju keni qenë të zënë gjatë kësaj periudhe me punë, por kur të shkoni në shtëpi (më saktë në dhomën e gjumit) gjërat do të ndryshojnë. Do të provoni gjëra të reja me partnerin dhe madje marrëdhënia juaj do të kalojë në një tjetër fazë. Pas kësaj fundjave me shumë gjasë, do të ketë bashkëjetëse, martesë, apo një ndryshim tjetër i rëndësishëm në lidhjen tuaj.

Nëse jeni beqarë dhe shefi juaj nuk ju lë pushim as fundjavave, kërkojini leje të veçantë për argëtim të shtunën dhe të dielën, pasi do të keni mundësi për njohje të reja.