Na ndanë ambiciet e prindërve të tij (7)

  • 13 shtator 2019 - 14:46
Na ndanë ambiciet e prindërve të tij (7)

Na ndanë ambiciet e prindërve të tij (7)

Kurrë nuk e kam pritur këtë nga ai. E nganjëherë ishte plot me plane. Kam ndjerë si lotët ma mbulojnë fytyrën. Ai dinte të luftonte për atë që e dëshironte. Kështu ishte dikush. Gjithçka kishte ndryshuar, gjithçka. Kam fshirë lotët. Ndoshta kam vepruar ashtu siç nuk kishte pritur, e kjo ishte e qartë. Çfarë kishte menduar? Se do të jem lumtur me jetën që kam bërë? Nuk isha. Gjithçka nga unë po bërtite nga dëshira që diçka të ndryshoj. Edhe në qoftë se unë korr një pasuri, kjo nuk ishte arsyetim për gjithë kohën që ma kishte vjedhë kohën nga fëmija. Jam ulur. Kam shpejtuar në një pikë të pacaktuar. Sytë mu mbyllën. Isha kaq e lodhur, thuajse gjithë forca më kishte lëshuar. 

Gjithçka kishte kufijtë e tij, e dhimbjet fizike i kam duruar. Kam bërë dush. Kam ndjerë si po më lëshonte trupi. Jam fshirë dhe jam nisur në shtrat. Nuk e di si kam fjetur, ndoshta në të njëjtin moment kur koka më ka prekur jastëkun. Kur kam hapur sytë, ishte errësirë. Kam shikuar orën. Ishte mesnatë. Jam zgjuar. Jam nisur drejt kuzhinës. Dritat ishin të fikura. Kam shikuar në dhomën e nënës. Roberti dhe ajo po flinin. Kam buzëqeshur. Jam kthyer në kuzhinë dhe ia kam përgatitur vetes një sandviç. Nuk më ishte kujtuar kur isha kaq e uritur. Kam menduar për Lekën. Jo, nuk kam menduar se nuk më ka dashur, edhe pse nuk kishte fakte që shkonin për shtati. Vetëm kam besuar se disi ishte i humbur, se nuk dinte të gjendej. Ishte tepër ndjeshëm dhe e kam ditur se kjo do ta thyente. Unë nuk kisha zgjedhje, por ai po. Ende kam shpresuar se do të niset mbarë, se do tak kuptojë çfarë kishte bërë. Leka më ishte lajmëruar ditëve të ardhshme. Më nuk e dija çfarë të mendoj. Kam menduar për ta bërë kërkesën për shkurorëzim. Më dukej se kjo ishte mundësia e vetme. 

Më dukej se nuk i bëhej vonë për mua, por ai nuk e takonte as Robertin. Çfarë po ndodhte? Nuk po kuptoja. Situatën e ka sqaruar vjehrra që më kishte vizituar atë ditë. - Çfarë dëshiron - nuk isha aspak e sjellshme me të. Nuk kisha arsye për këtë. E kam përcjellë në mënyrë aspak të këndshme. Pasi as ajo nuk ishte sjellë mirë me mua. Për të gjithmonë isha personi që nuk kishte vlerë në familje. - Çfarë ke bërë - e kishte pyetur vjehrra. - Djali im … - për të parën herë pashë lotin në sytë e saj. - Çfarë për të - e kam pyetur me frikë. E kam vëzhguar. Dukej krejt ndryshe. Derisa unë po kërkoja përgjigjen me shpejtësi, asaj nuk i ngutej fare. - Ai është mbyllur në dhomë dhe nuk po del pothuajse kurrë. . më prekure fjalët e saj. Kam menduar se diçka më rëndë ishte në pyetje. - Unë e kam sjellë në atë gjendje - i thashë ftohtë. Nuk e kisha ndërmend të krijoj dramë, e as të grindem me të. Ajo është pjesë e së kaluarës time. Krejt çfarë kishte bërë, le ta marrë me ndërgjegjen e saj. - Bëj diçka - nuk kam kërkuar mëshirë prej saj dhe prandaj më ka befasuar. - Çfarë - e pyeta. - Kthehu - më tha qetë. Buzëqesha. 

Kjo ishte e fundit që e dëshiroja. - Nuk do ta bëj këtë. Ai e di këtë. Nëse dëshiron të jetë me mua, atëherë do të jemi bashkë larg jush dhe nga puna që na e keni imponuar. - Nuk e di prej nga ankon - tha vjehrra. E kam përcjellë. Nuk mund të them se isha zemërgjerë, sepse nuk isha. Kam dashur t'i ndihmoj Lekës, por kjo ishte e pamundur. Ai duhej t'i ndihmonte vetes së tij, e gjithçka tjetër do të përshtatej. E kam parë se ishte dorëzuar. Të gjitha shenjat ishin para meje. Për pak kohë kam qëndruar në të njëjtin vend. Kam menduar rreth asaj se çfarë duhej të bëja. Ta thërras? Nuk isha e sigurt se do të lajmërohej. Ndoshta më fajësonte mua për gjithçka, e kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën. (vijon)

(Kosova Sot Online)