Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur

  • 23 September 2019 - 15:44
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur

Kishte shpërndarë rrobat në shtrat dhe në atë moment aty ishte futur Moira, e përgjumur dhe duke fërkuar sytë. - Çfarë po bën? - e pyeti. - Po zgjedh rrobat. Kostumi i kaltër është provokues, ndërsa ai i kuqi me dekolte të thellë. - I kuqi, por pa këmishë - buzëqeshi vajza. Do të mahnitet kur të shikojë! Catherine po e shikonte si me qortim.

- Nuk dëshiroj ta josh, por të miqësohem me të. - Joshja është më e mirë. - Si e di ti? Ti je vetëm 13 vjeçe. - Jam femër, por edhe e mençur. - Sa e mençur je? Vajza rrudhi krahët. - Thonë se koeficienti i inteligjencës sime ka thyer të gjitha rekordet, pa marrë parasysh se çfarë do të thotë kjo. - Duhet të jesh krenare - tha Catherine asaj, megjithëse për të ishte krejt e njëjtë.

- A ka të bëjë diçka me inteligjencën ikja jote? - Më mirë të flasim për kostumin. Do të veshësh të kuqin? Do ta rregulloj një stil modern të flokut. Catherine iu dorëzua duarve të shkathëta të Moira-s. - Roman-i nuk e nuhat çfarë po i përgatitet - tha Moira pas dhjetë minutave. Në fakt, Catherine po e shikonte fustanin e ngushtë deri në gju, që ia kishte zbuluar këmbët e saj të bukura. Moira ia kishte gjetur një palë sandale me taka të larta. Duke ngritur shikimin, Roman-i në dyer të zyrës ka parë Catherine-n. Dukej e pasigurt, e pavetëdijshme se paraqitja e saj ndikon që të ketë të rrahura më të shpejta të zemrës. Kishte tentuar ta bindte veten se kostumi i kuq dhe takat e larta me këmbë vitale nuk po e habisnin.

Dukej se po përgatiste diçka, po mendonte. - Çfarë të sjell në taborin armiqësor - po mundohej të tingëllonte i relaksuar megjithëse buzëkuqi në buzët e saj kishte zgjuar dëshirën që ati ta puthte. - E konsideron veten armik? - Natyrisht jo tëndin. - E çfarë ndodhi me Moira-n? - Rreth kësaj tashmë kemi biseduar. Do të doja të isha mik i saj. Catherine u ul në karrige, e kur ka kryqëzuar këmbët, fustani i shkoi më lart, e shumë shpejt këmbën e lëshoi në dysheme. - A mundemi të besojmë ty? - Vetëm ta dija prej se ka frikë - e kishte vërejtur se Catherine ishte e brengosur. - A e di ku qëndron problemi? Në ty. - Pikërisht, por ti këtë e di - u përgjigj. - Mirëpo, më vjen mirë që e ke pranuar.

Ndoshta kjo do të thotë se pak më beson. - Jo Roman, të besoj, por jo krejtësisht. Por, për momentin ti je shpresa e vetme. Kemi nevojë për ty. - Catherine, përse ka ikur nga shtëpia? - Nuk e di, nuk flet rreth kësaj. E di se po frikësohet nga kthimi në shtëpi/ çfarë ka kuptuar Joe? - Ajo është bija e tyre më e vjetër. Në shkollë është nxënësja më e mirë dhe ka shumë miq. - Nëse në shtëpinë e saj është krejt lule, përse të mos e kthejmë te prindërit? Tash e një javë e dini se është te unë. - Vetëm jemi të kujdesshëm. Është pa logjikë që një fëmijë kaq e mençur si ajo të ikë nga shtëpia, duhet të ketë një arsye të fortë. Pasi që Joe kishte kuptuar gjithçka që kishte mundur, vetëm Moira mundet të rrëfehet se çfarë e ka shtyrë të ikte. A do ta bindësh të flasë me mua? Premtoj se nuk i bëj presion të kthehet.

Ndoshta të tre mund të dalim për darkë? - Mirëpo, kuptova. Kur? - Sonte, nëse është e mundur. Sa më parë më mirë. - Do të bëj krejt çarë mundem. - Do të vij t'ju marr në ora gjashtë. Nëse vogëloshja pranon, mendoi, nuk kam asgjë që natën ta kaloj vetëm me Catherine-n. Ndoshta ky është momenti të pajtohemi. (vijon)

(Kosova Sot Online)