Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (4)

  • 24 September 2019 - 15:02
Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (4)

Kam kontrolluar infuzionin dhe po bëhesha gati të shkoj kur papritmas hapi sytë duke buzëqeshur me shikimin drejt në sytë e mi. Ishin këta sytë më të mirë të kaltër që kam parë ndonjëherë, shikimi më i qartë që dikush ma kishte drejtuar ndonjëherë, e të gjitha i pashë përkundër gjërave tjera që na rrethonin.

Ja shikimi si ky, ngjasonte me shikimin kur pas një nate me shi në Mesdhe, zgjohesh herët në mëngjes, hap perden dhe shikon qiellin dhe ujin e kaltër, derisa dielli si shtresë e artë ledhaton ujin. - A është gjithçka në rregull? A ju duhet diçka - ia depërtova këto fjalë si në ëndërr, duke marrë qëndrimin profesional. Bëri me kokë, me siguri ishte kaq shumë i lodhur që ta thoshte ndonjë fjalë.

Me fjalën se secili mundet të thërrasë kur ka nevojë për diçka, ia kam uruar një natë ët mirë dhe kam dalë prej dhomës. Atë natë e kam vizituar çdo dorë dhe secilën herë më priste me shikimin e tij të qetë, e më pas edhe një buzëqeshje e lehtë kishte depërtuar deri te buzët e tija. Dy ditët e tjera isha e lirë, por se ai djaloshi me sy të kaltër kurrsesi të më dilte nga mendja, duke u zhytur më thellë te ai, duke ëndërruar krahas tij.

Në fakt, me padurim po e prisja ditën e punës, dhe kështu jam nisur drejt e te ai. Kur jam futur brenda, jam ndjerë shumë e pikëlluar kur në ato momente e kam parë shtatin e zbrazur, por u lehtësova, kur infermierja kryesore më tha se ka shkuar për disa analiza. Shpjegimin e saj të shpejtë e kam kuptuar derisa kam dashur që t'i bëja edhe disa hulumtime.

Edhe pse me pak dyshime rreth interesimit tim, ajo më kishte treguar se pacienti ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë, i dehidruar, me temperaturë të lartë, me dhimbje të forta dhe se dyshohej për kancer në zorrë të trashë. Pos dyshimeve, duhej të bëheshin dhe shumë analiza të tjera, për të vërtetuar sa kishte përparuar sëmundja dhe nëse operacioni apo shërimi janë opsion.

Duke e ditur se sa sëmundje e rëndë dhe e frikshme kjo mund të jetë, duart e mia pothuajse u ftohën akull dhe ky akull kishte depërtuar deri në zemër, njëkohësisht duke u habitur me veten time rreth ndjenjave që më kishin kapluar. Çfarë po ndodh me mua? Përse jam dhënë kaq shumë pas djaloshit të panjohur, i cili mund të jetë vetëm një nga pacientët, që deri më tani i kam parë me qindra?

Isha e zemëruar me veten time, sepse e kam thyer rregullin kryesor se një infermiere nuk guxon të lidhet në dashuri me asnjërin nga pacientët e tij, por të gjitha këto rregullat e mija profesionale, që po ia thosha vetes, kanë rënë në ujë kur jam takuar sërish me të dhe shikimin e tij. Njëkohësisht ishte edhe ky ai momenti kur kam kuptuar diçka të pabesueshme, se isha dashuruar në shikim të parë.

Dhe atë, në një pacient shumë të sëmurë, me të cilin në fakt nuk e kisha ndërruar asnjë fjalë të vetme. Kjo që kuptova më ka habitur, pothuajse ndieja turp, por se në zemrën time u shfaq një shkëndijë në dëshirë që të jam afër tij, të kam rastin dhe ta njoh më mirë.

E pushtuar prej tij, kam gjetur arsye që të shkoj e të futem në dhomën e tij. Duke vërejtur buzëqeshjet e tij, kisha dhe dëshirën që t'i drejtohem me emrin që e kishte, Nderim. Emri i tij ishte i zakonshëm, ndërsa që mua më tingëllonte si një varg nga ndonjë poezi dhe këngë. Disa fjalë të bukura dhe të këndshme që m'i kishte dërguar ishin të mjaftueshme që të nesërmen të më dërgonin në majat e larta të dashurisë. (vijon)

(Kosova Sot Online)