Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (28)

  • 26 September 2019 - 15:35
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (28)

Kur erdhi Patrick-u, në dhomë po mbizotëronte atmosferë e papërmbajtshme. Roman-i po mundohet të gjente fjalët e duhura, por kot. - Po shkoj të shikoj si është nëna - tha me nervozizëm. - Ende je këtu - e pyeti Catherine derisa lotët po i thoshte bashkë me fjalët. - Po presin të përshëndeten me ty. - E çfarë t'ju them? Si t'jua shpjegoj atë që unë dhe babi yt e kemi bërë? E... ëmbëlsira?

- Nënë, shko në dhomën e ditës dhe përshëndetu me ta. Do t ë merremi vesh të vijnë edhe ndonjë herë tjetër, e në ndërkohë do t bisedosh me babain dhe do të merreni vesh si t'ia shpjegoni të gjitha. - Ata meritojnë të vërtetën... - Atëherë do t'jua thuash, por jo tani. Mjafton për kaq sot. Nëna po e ledhatonte lehtas nëpër faqe. - Gjithmonë ke ëndërruar përfundime të lumtura, por nganjëherë është e pamundur.

Nuk kam të drejt të kërkoj prej tyre të ndjejnë çfarëdo qoftë. Ata janë bijtë e mi, sikurse dhe ti, por ua kam kthyer shpinën. Nuk e kisha lehtë, e kam bërë pa vullnetin tim, më ka shtyrë babai juaj. Nuk mundem ta duroj dhimbjen në sytë e tyre dhe jam borxh përgjigjeve në pyetjet e tyre. Për ta ishte më vështirë se për mua - thuajse mori një forcë të papritur, ajo u nis drejt dhomës së ditës. Takoi vetëm Ryan-in. Po qëndronte pranë dritares, dhe u kthye ngadalë. - Të gjithë kanë dalë, por unë nuk kam dashur të shkoj pa u përshëndetur.

- Por do të kthehesh përsëri? - Të jem i sinqertë, nuk e di. Ajo ngriti duart lart, por menjëherë i lëshoi poshtë. - Të përgjëroj, kthehu. Me siguri dëshiron ta dëgjosh atë që kam për të thënë. Eja nesër, apo javën tjetër... kur të jesh gati. Do ta them atë që dëshiron ta dish. E shikoj se jeni bërë djem të mirë përkundër të gjithave . . . - Po provoj, por Mike dhe Shon thonë se kjo ka marrë fund …përgjithmonë. - Provo t'i bindësh, dikur të kanë dëgjuar. - Po provoj - i premtoi.

Nëse ia dal të lajmëroj. - Të faleminderit Ryan. Dua ta dish këtë: nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa menduar për ju... Ryan doli nga aty. Kishte kaluar mesnata, vendi ishte i zbrazët, e Catherine si zakonisht, porsa e përfundon punën, ka shkuar në banesë. Sonte ishte e shqetësuar, kështu që kishte mbetur ta rregullonte restorantin, sepse puna fizike ia hiqte stresin. Po pyetej se çfarë kishte ndodhur me Roman-in, përse nuk ishte lajmëruar së paku.

Me siguri i ka dalë ndonjë problem. Përfundimisht përgatiti një çaj dhe u ul në banak. Ndoshta nuk duhej të llogariste në ndihmën e Roman-it në lidhje me Moira-n. Ende mund t'i marrë gjërat në dorën e vet, deri në mëngjes ka kohë... - Rreth kësaj as mos mendo - Catherine u frikësua duke dëgjuar zërin e Roman-it. - Me siguri nuk ishe frikësuar sikur të mos mendoje rreth ikjes me Moira-n. - Por nuk kam menduar - i tha Ctherine paksa e skuqur.

- Në rregull, bëra shaka. Më duket se më ke pritur. A mund të rri? - Ulu, çfarë do të pish? - Kafe, të lutem. - Menjëherë, megjithëse pas birrës do flija përnjëherë. Ose ke frikë se do të humbasësh vetëkontrollin pasi të jam afër? - Prej ku kjo ide? - Të njoh. Gjithmonë shikon pasojat e veprimeve tua. - Por ti nuk je e tillë. - Për fat nuk jam. Më pëlqejnë befasitë.

- Vërtetë? Para se Catherine të ngrohej, ai iu ofrua dhe e puthi. Ia preku butësisht buzë, e ajo u dridh me gjithë trupin. - Befasitë si kjo - e pyeti me zërin e heshtur. - Për shembull - u kthye dhe hodhi buzët mbi të tijat. Kishte vuajtur për një puthje si ajo prej se kur ishin ndarë, edhe pse nuk kishte dashur që dashuria ndaj tij të ringjallej përsëri. (vijon).

(Kosova Sot Online)