Si të ndaloni xhelozinë në një lidhje

  • 26 September 2019 - 16:30
Si të ndaloni xhelozinë në një lidhje

Ndiq këto hapa për të ndaluar xhelozinë në lidhjen tuaj.

Duaje veten tënde

Pasiguria e shton xhelozinë. Kur ti nuk ndihesh mirë me veten tënde është e vështire ta besosh se të tjerët mund ta bëjnë. Ju projektoni këto dyshime mbi partnerin dhe kështu ju bëheni dyshues.

Mbyllni plagët

Në qoftë se ju kanë braktisur apo tradhtuar në të kaluarën atëherë duhet të falni dhe të vazhdoni përpara. Lëreni të ikë të shkuarën përpara se ajo t’ju shkatërrojë të ardhmen.

Besoni në veten tuaj

Kini besim në aftësitë tuaja për të zgjedhur partnerin, të cilin nuk do ti shkojë në mendje t’ju lëndojë juve. Kini besimin që ju mund të përballoni çfarëdo që të ndodhë. Lidhja përfshin edhe rrezikun dhe mund të lendoheni,  por ju do mbijetoni. Vetëbesimi është antivirusi i xhelozisë.

Boll e krahasuat veten me të tjerët

Ju kurrë nuk do të ndiheni në lartësinë e duhur, në qoftë se ju e lini veten tuaj mënjanë Do jetë gjithmonë dikush më e mirë dhe më e bukur, por pikërisht ato gjerat e vogla të juaja ju bëjnë juve të veçante.

Fokusohuni në atë çfarë është. jo në atë çfarë mund të ishte

Xhelozia shpesh është diçka e cila nuk ka ndodhur. Ju nuk keni as ku të bazoheni për këto mendime vetëm në pasigurinë tuaj. Qëndroni me të tashmen në lidhjen tuaj në vend që të shqetësoheni për situata hipotetike.

Besoni në partnerin tuaj

Ndaloni xhelozinë në lidhjen tuaj dhe ju do ndjeheni më mirë.

(Kosova  Sot Online)