Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (31)

  • 30 September 2019 - 15:09
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur  (31)

- A mos duhet ta rikujtoj se jemi familje? - Por nuk jemi familje e përsosur. - Unë edhe nuk e dua një të tillë - Roman-i e solli kokën. - Ti e dëshiron. Konsideroj se jemi njerëz të rritur, që mund t'ia falin njëri-tjetrit. Vëllezërit tanë e kanë bërë hapin e parë, megjithëse e kishin të vështirë. Do t'ia shpjegoj nënës dhe babait se ata duhet të ndërmarrin hapin e ardhshëm, përndryshe kurrë nuk do t'i shohin nipat e tyre. - Mendon se do të ketë sukses? - Po. Nëse të gjithë dëshirojmë, do ta gjejmë mënyrën. Patrick-u e shikonte. - A vlen kjo edhe për Catherine-n? A e dashuron aq shumë sa do të bësh gjithçka që ta kthesh? - Mendoj se ajo është pranë të ma falë.

A do ta miratosh ti? - Vallë, të duhet mendimi im? Roman-i bëri me kokë. - Besove apo jo, gjithmonë kishte rëndësi çfarë mendoje për mua. Patrick-u mori frymë thellë. - Të dua shumë edhe kur jam i zemëruar në ty. Roman-i e kishte ndjerë se po qetësohej. Që të dy po qëndronin, e më pas Patrick e përqafoi vëllain. - Me të vërtetë më ke munguar - i tha. - Do të thërras vëllezërit, e do t'i bind të vijnë përsëri, por paraprakisht ti duhet të bindësh nënën dhe babanë dhe të ulemi bashkë dhe të sqarojmë të gjitha. - Do të bisedoj me ta porsa të zgjedh problemin me Moira-n. - Kur jemi te kjo - shtoi Patrick -çfarë dënimi na pret mua dhe Catherine-n. - Nuk e di ende. - Shko - Patrick-u ia bëri me dorë në njërin drejtim. - Duket se keni shumë për të qartësuar. Nëse është e nevojshme, ia them Moira-s që të peshkojë me mua ... - Të faleminderit, por për Catherine-n po planifikoj shampanjë, trëndafila të kuq dhe qirinj. - Më vjen mirë që është kështu. Roman-i përfundimisht e dinte se Catherinen e donte përgjithmonë. Joe Saton po qëndronte në rrugë. Cahterine e ka përqafuar Moira-n, e Roman-i ia kishte bërë me shenjë që të qetësohej. - Sa grup i mirë turistësh - bënte shaka Joe. - Je orientuar në turizëm Patirck? - Më kanë ftuar në peshkim - u përgjigj Patrick. më pas të gjithë kanë shkuar në kafenenë e Catherine-s. Joe dhe Roman ishin ulur në kënd që të flasin qetë. Reta kishte dalë nga kuzhina duke përqafuar Catherine-n dhe Moira-n. - Jam çmendur nga meraku. Nëse edhe një herë përsëritet kjo .. - Kishe frikë edhe për mua - u habit vajza.

- Natyrisht - Reta iu përgjigj. - Nëse ishte frikësuar aq shumë, atëherë prindërit e mi deri tani janë çmendur nga frika. Catherine ia bëri me kokë. - A do të thotë kjo se dëshiron të kthehesh në shtëpi? Ose së paku të bisedosh me ta? - Jo - Moira bëri me kokë. - A mundet Joe t'i thërrasë dhe t'ju thotë se jam mirë? - Pyete - propozoi Catherine. Më pas ia ofroi një çokollatë të ngrohtë dhe u ulën në tavolinë, aty ku ishin Joe dhe Roman. - Po vjen kafeja - Catherine po e shikonte Roman-in. Moira iu ofrua Joe-s. - Do të dëshiroja të lajmërosh prindërit e mi, por nuk dua ta dinë ku jam. Vetëm dua ta dinë se jam mirë. - Kjo është bukur - tha Roman-i. - Por nuk është e thjeshtë, si po mendon ti. Nëse prindërit tu e dinë se jam në kontakt me ty, jemi të detyruar me ligj të kthejmë në shtëpi. - Por më ke premtuar! Joe shpejtë u përfshi. - Nuk thërras prindërit e tu derisa të dëgjoj çfarë do të më thuash. Moira, kjo është mundësia jote. Më trego pse ke ikur nga shtëpia. Çfarë të kanë bërë prindërit? - Duan të më largojnë nga shtëpia - tha ajo, duke u lutur dhe shikuar në Catherine-n. Të lutem, mos i lejo. - Ku duan të dërgojnë - pyeti Joe, por vajza heshti. (vijon)


(Kosova Sot Online)