Roman dashurie: Në shikim të dytë (3)

  • 07 tetor 2019 - 15:20
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (3)

Kurrë asgjë të keqe nuk i kishte thënë për të, por Jaida kishte lexuar fytyrën dhe shprehjen nga ajo, kur fliste për të dhe kishte njohur intonacionin e fshehur në zërin e tij. Kishte marrë frymë thellë dhe ishte rehatuar. - Si janë fëmijët e tu Sem - me qëllim kishte ndryshuar temën. - Mirë janë, faleminderit për pyetjen, zonjusha Molen. Janë në shkollë dhe kanë shumë obligime. Të gjithë merren edhe me aktivitetet jashtë shkollës, që nga njëra anë mua më gëzon, e nga ana tjetër më brengos, sepse kjo po kushton shumë. - Bashkëshortja jote ende papunë,apo jo? - Po, nuk ka gjetur punë - ia vërtetoi, derisa ka ofsharë.

- Që prej kur është larguar nga puna e fundit, shkaku se shkonte shpesh në kontroll te mjeku, nuk ka fat të gjejë diçka që i përshtatet. - A ke biseduar me zotërinë tonë rreth asaj që ta punësojë atë në qendrën tregtare? - Nuk guxoj t'ia kërkoj këtë. Sepse, nuk jam në gjendje se gruaja ime do të jetë e rregullt në punë. Kemi katër fëmijë, që shpesh janë të prirë për t'u ftohur. Gruas i duhet shpesh pushim mjekësor, për t'u kujdesur për ta, e këtë asnjë punëdhënës nuk e kupton e as nuk e toleron. Jaida bashkë ndiente ndaj njerëzve të sinqertë, e kjo për faktin se edhe ishte rritur në një të tillë. Edhe nëna e saj kishte pasur telashe për ta gjetur një vend pune, falë faktit se kishte pasur dy fëmijë si këta të Sam-it. Paga e të atit nuk kishte mjaftuar për edukimin e tyre. E gjithë fëmijëria dhe rinia i kishte shkuar me etjen ndaj gjërave, që nuk kishte mundur t'i kishte. Falë kësaj edhe ishte shndërruar në dashnoren e një njeriut të pasur, shpeshherë ishte në gjendje që t'i dorëzohej luksit dhe jetës së shtrenjtë. Përnjëherë kishte plot të holla, dhe rehati. Vishte rroba të shtrenjta, vozite veturë të shtrenjtë dhe qëndronte në hotelet më të shtrenjta. Mirëpo, nuk kishte harruar se si kishte jetuar dikur para se të shkonte në Detroit, e as që kishte harruar të tjerët të cilët nuk kishin mundur të kënaqen si ajo, me të gjitha që i kishte në dispozicion. Kështu ishte derisa dëshironte Marcus-i, ose deri atëherë kur gruaja e tij do të dëshironte që burrin ta kishte vetëm për veten e saj. I ishte falënderuar Sam-it për vozitjen dhe kishte vrapuar në qendrën tregtare, duke ikur nga rigat e shiut, nga të cilat nuk kishte mbrojtje. Siç kishte pritur, atë mëngjes qendra ishte pothuajse e zbrazët. Askush, nuk kishte nevojë për gjë, sepse një kohë si kjo kërkonte të qëndronin në shtëpi. Kishte shfrytëzuar mungesën e tollovisë dhe i ishte ofruar mikes së saj, Bonny Geinor, e cila kishte punuar në sportel për informatat.

- Tung Bonny - e përshëndeti miken e mirë, me të cilën here pas here takoheshin edhe jashtë qendrës tregtare, ku punonin bashkë. - A ke pasur telashe të arrish në punë, marrë parasysh motin e keq dhe tollovinë në komunikacion? - Beso ose jo, jam zgjuar herët, edhe pse këtë kohë do ta kaloja në shtrat. Jam nisur më herët, kështu që kam shmangur tollovinë e madhe. Që moti kam pirë kafenë dhe jam gati për punë. Por, si e shikon, klientë nuk ka. - Mos u anko, gjithë verës kemi pasur tollovi. Merr frymë pak. - Jaida... - Bonny e thirri me një doze më ndryshe të të folurit. - Kam dëgjuar fjalë, më intereson nëse është e vërtetë... -Po? (vijon)

(Kosova Sot Online)