Roman dashurie: Në shikim të dytë (6)

  • 10 October 2019 - 14:43
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (6)

 Zotëri Austin - e lajmëroi, e pas kësaj mantelin e ka varur në vendin e vet. - Unë jam Jaida Molen, sekretarja e zotëri Konti. - Mirëmëngjesi zonjushë e re! - Trey Austin e kishte përshëndetur, i ishte ofruar dhe dhënë dorën. - Më vjen mirë! Unë jam i njohur i vjetër i shefit tuaj. E ku është ai? Shpresoj të mos ketë zgjedhur pikërisht këtë ditë të mos vjen në punë. - Pres që zotëri Konti të vjen çdo moment. Mirëpo, për të dytën herë të them ta lajmëroni për ardhjen time. - Kam dashur që Marcus-it t'i rregulloj një befasi. E di, ne të dy nuk jemi parë plot dy vite. Llogaris ta gëzojë takimi me mua. - Nuk dyshoj - derisa Jaida me lëvizjen e dorës, e ka ftuar të ulet. - Më thoni çfarë kafe pini? - Me konjak - iu kthye përnjëherë, ma hezituar fare. Ka porositur kafenë dhe u kthye nga mysafiri me një buzëqeshje të këndshme në burë. - Ju nuk jeni nga Detroiti?

- Jo, nuk jam. Jetoj në Kaliforni, sepse jam i varur nga koha e mirë dhe me diell. E kam të vështirë të mësohem me shiun dhe të ftohtit, të cilën e hasa sot. - Besoni, edhe ne e kemi të vështirë, kur jetojmë këtu. Nuk keni fat, nëse mundem t'jua them. Dje sa ishte dita e mirë dhe me diell. Moti u prish pas mesnatës. - Do të mbijetoj... Trey Austin u ngrit, që përsëri t'i ofrohej dritares. Shihej se nuk ishte njeri që nuk rehatohej, i cili gjithmonë duhej të ishte në lëvizje. - Ma thuaj zonjushë e re, çfarë po ndodh në qendrën tregtare? A po punoni edhe më tutje mirë? - Saktë, po punojmë gjithnjë e më mirë. Po shënojmë rritje në shitje gjithmonë, po zgjerojmë rrjetin, çdo muaj organizojmë ngjarje të ndryshme përmes të cilave tërheqim blerësit. Gjithçka shkon sipas planit, të cilin zotëri Konti e ka menduar. - E Rita - Trey Ostin shpejtë ka shikuar në Jaid-n. Cili është roli i saj këtu? Duke ndier se pas pyetjes së tij kishte provokim, Jaida e mendoi me kujdes përgjigjen. - Zonja e zotërisë dizajnon veshje me stilin e njohur dhe e shpërndan nëpër gjithë vendin. Është shumë e suksesshme. - Nuk jeni përgjigjur në pyetjen time zonjushë e re. Jaida nuk kishte frikë nga kureshtja e tij, por se kishte ndjerë lehtësim kur Marcus ishte shfaqur në derë.

- Trey - Marcus Konti ishte befasuar me vizitën e tij. - Pra, ti je personi i fundit në botë, për të cilin do të thosha se do më vizitonte në këtë ditë me shi. - Sikur ta dija se çfarë moti më pret, as që do të nisesha. Megjithëse nuk ankohem pse erdha. Më vjen mirë që të shoh, mik i vjetër! Dy meshkuj të fortë po përqafoheshin, duke ia rrahur krahët njëri-tjetrit. - Hajde te unë - propozoi Marcus, duke hapur dyert e zyrës së tij. U fut brenda, e Jaida-n nuk e përshëndeti, thuajse nuk e vërejti. Por, Austi e ka përshëndetur, duke ia ulur kokën në shenjë respekti. Ajo shenjë e kishte shqetësuar Jaida-n. Ajo ishte në gjendje t'i braktis të gjithë meshkujt në botë për një shprehje dashurie nga Austin. E dinte se kishte opsion edhe ta pranojë, si të tillë, ta pranojë se ekziston në sytë e tij si grua me të cilën ka bërë dashuri. (vijon)


(Kosova Sot Online)