Roman dashurie: Në shikim të dytë (8)

  • 12 October 2019 - 15:16
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (8)

Pikërisht për faktin se ishte e mençur, Rita e di se nuk mundet të më ketë, pa marrë parasysh sa insiston në këtë. Unë atë nuk e kam dashur as kur i kam propozuar, martesa jonë ishte e lidhur me marrëveshje të heshtur. Ajo kishte nevojë për burrë, e mua më nevojitej punë serioze dhe mundësi për të fituar të holla. Që të dy kemi përfituar, falë faktit se ishim martuar. - Po .. - pëshpëriti Tray, pasi që kishte shijuar kafenë. - Arsyet e tua më janë të qarta. Por të saj... Pranoj se më habit fakti se qëndron me njeriun që nuk e dashuron. - Po, e saktë se nuk e dashuroj Rita-n, si grua, por e respektoj dhe kujdesem për punën dhe biznesin e saj, dhe kështu i ofroj mundësinë që të merret me ato që dëshiron, që të ketë kokën e qetë. Siç ma ka thënë ajo, të gjithë ish-dashnorët e kanë shfrytëzuar, kanë vrapuar pas pasurisë, sa i vetmi jam unë që ia kam shtuar kapitalin, ta ruaj atë që kishte krijuar babai i saj. Si grua e martuar, Rita ishte shënjestër e të gjithëve, shkaku i të hollave, e meshkujt ajo tani mundet t'i zgjedhë vetë. Tray solli kokën i habitur.

- Dhe? Ty kjo nuk të pengon? Se gruaja jote ka të dashur? - Jo, nuk më pengon. Nëse unë nuk fle me të, ajo ka të drejtë të dale me meshkuj e tjerë. Siç kam thënë, është mjaftueshëm e mençur, që të jetë diskrete, e që me lidhjet e veta të mos komprometojë mua as veten. - E ti more mik? As ti nuk je i vetmuar, hamendësoj? - Jo, nuk jam. - Kur herën e kaluar isha te ti, këndej marshonte një biondinë me flokë të gjatë, kam harruar si quhej... - Petsi. Që moti jemi ndarë. - Përse?! Ishte e pabesueshme tërheqëse. - Po, por nuk më linte rehat. Gjithmonë kërkonte diçka prej meje. Më ishte mërzitur, edhe pse ishte e hatashme në shtrat. Jadia përsëri u fut në zyrë, duke mbajtur në dorë disa fatura. - Më falni që po ndërhyj - u ofrua te zyra e Marcus-it dhe ia lëshoi dokumentet në tavolinë. - Zotëri Konti, nevojitet t'i nënshkruani disa dokumente. Kam frikë se nuk mund të presin. Derisa po dilte nga zyra, Jaida e ka ndjerë se Austin po e vështronte, dhe atë në një mënyrë me sharm. Faqet i ishin skuqur dhe ishte e lumtur se qëndronte në këmbë, që ishte kthyer mire nga zyra. - Më fal - Marcus u ngrit, për t'u ulur në tavolinën e punës.

- Kjo merr kohë një minutë. - Është e ëmbël... - e komentoi Austin duke shikuar derën, prej të cilave Jaida kishte dalë. - Të pushton me shikim, ashtu thuhet. Nuk është seksi si ajo tjetra, por posedon një bukuri të paparë, a bën dashuri me të? - Hmm - tha i qeshur Marcus, derisa po nënshkruante faturat. - Të pyeta a fle me të, me sekretaren e ëmbël? - Po. - Je fatlum, Marcus! Kaq e re dhe e freskët. Kurrë nuk kam qenë me asnjë vajzë të tillë në lidhje. - Hmm? - Pyetem si është kjo mace? - Nuk është si Petsi. Nuk më bezdis. E di fare mund të presë prej meje dhe jo më shumë se aq. - Është e re. sa vjeçe është? (vijon)

(Kosova Sot Online)