Roman dashurie: Në shikim të dytë (9)

  • 13 tetor 2019 - 15:16
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (9)

Marcus i rrudhi supet. - Nuk e di. Njëzet e fiu! - Do të duhej t'ia bëje një fëmijë. - Mos fol marrëzira, Tray. - Po, a? A ke ndërmend që, një ditë, të bëhesh baba? - Nuk mendoj për këtë gjë. - Atëherë fillo që të mendosh! - Tray u ngrit, pasi që përfundoi pirjen e kafes. - Unë kam para, dashnore, vreshta, bëj një jetë të bujshme, por fakti që jam baba paraqet diçka që më bën më së shumti krenar, që më jep energji që të shkoj përpara. Mos e lër të të ikë rasti për të bërë fëmijë. Nuk do të thosha që Rita është tip amësor. Por, kjo vogëlushja, është. - Dhe, tërë këtë rreth saj e more vesh në shikim të dytë? - pyeti Marcus me ironi, duke e mbyllur dosjen. - Vë bast se kështu ka qenë edhe me ty. Në fillim as që e ke vërejtur, derisa bukuria e saj natyrore nuk të është imponuar vetë. Marcusi mendoi një moment, e më pas pohoi me kokë.

- Ke të drejtë. Mu kështu ishte. - Mos e harro idenë që të bësh fëmijë me të. Një ditë, ndonjë mashkull tjetër mund ta vërejë atë dhe ta shohë si nënë ideale të fëmijëve të tij. - Mund të flesh zbathur, se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë - ia ktheu Marcur me vetëbesim. - Kaq i sigurt je në ndjenjat e saj? - tha Tray. - Ashtu është! Jayda nuk do të më lër kurrë. Unë jam ai që e kontrolloj lidhjen tonë. - Miku im, nuk është se femrat çmenden për dikë që i kontrollon. Ato presin që dikush t'u dojë. Edhe gruaja jote e pret një gjë, përkundër asaj se, vullnetarisht, ka hequr dorë nga një mundësi e tillë. Mund të bëj be që kjo vogëlushe nuk magjepset nga dhuratat që ia jep, e as nga ajo që ia ofron në shtrat. Ajo më duket person emocional, për të cilët dashuria është në rend të parë. Ajo mund të të braktisë, pasi që të vlerësojë se është duke kërkuar dashuri aty ku ajo nuk ekziston. - Sikur që të thash, kjo nuk do të ndodhë - tha Marcus me një vetëbesim të palëkundur. - Nuk je i detyruar që të largohesh tani. Rri edhe pak. - Shoh që paske punë dhe nuk dua të të pengoj. Edhe ashtu nesër do të nisesh për udhë, supozoj se të presin edhe obligime të tjera. - Kam obligime. Këtë nuk e mohoj. Ta kam borxh një vizitë, Tray. Do të shihemi deri në fund të vitit. - A do ta marrësh edhe vogëlushen në Dubai? - Mos e thirr ashtu, të lutem. Jayda është e moshës së rritur dhe është shumë më e pjekur sesa që mund të mendosh. Po, edhe ajo vjen me mua.

- Atëherë paske me u kënaqë! Mua më mbetet vetëm të ta uroj një udhëtim të këndshëm. Nuk ke nevojë të më përcjellësh. Vetë do të dalë. Ti vazhdo me nënshkrimin e këtyre faturave. - Faleminderit për vizitën, Tray! Marcus u përshëndet me mikun e tij të vjetër. - Më vjen keq që nuk mund të dalim për drekë, apo edhe darkë. Me të vërtetë e kam të planifikuar çdo minutë të ditës së sotme. - Thënë sinqerisht, edhe unë po ta kisha një sheqere si Jaydan, nuk do të rrija fare me miq! Tray ia bëri Marcusit me sy dhe doli nga zyra, duke mos i lënë hapësirë që të fliste. Jayda sapo mbaroi një bisedë telefonike, kur Austin doli pranë tavolinës së saj. Nuk diti si të reagonte, pasi që ai ia ofroi vizitkartën. - Mos hezito që të më thërrasësh, nëse do të kesh nevojë për diçka.


(Kosova Sot Online)