Roman dashurie: Në shikim të dytë (10)

  • 14 tetor 2019 - 15:25
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (10)

Ato fjalë, Tray Austin i kishte përcjellë me një shikim domethënëës, nga i cili faqet e Jaida-s po skuqeshin. Ai kishte buzëqeshur, e më pas kishte marrë gjërat dhe kishte dalë nga zyra. Që momentin tjetër, Jaida ishte futur me vrull në zyrën e Marcus-it. - I ke treguar... - iu drejtua me fjalë të ashpra dhe zë të lartë. Më ke premtuar se askujt nuk do t'i tregosh, se nuk do ta zbulosh lidhjen tonë. Aspak i tronditur nga akuza e saj, ai vetëm se ktheu shikimin drejt tavolinës. Tray Austin është mashkull me shqisat e theksuara ndaj gjinisë së kundërt.

Ai është vardisës i pashëruar, kur femrat janë në pyetje. E kam vërejtur se ka hedhur syrin në ty. I kam thënë se jemi në lidhje në mënyrë që ta heq qafe. - Vërtetë - Jaida buzëqeshi. Epo, me sa duket tregimi se ti fle me mua aspak nuk e lë vardisjen e tij për mua. Marcus-i ka ngritur shikimin lart nga dokumenti që e lexonte, që ta shikonte me shikim pyetës Jaida-n. - Si po mendon? - Tray Austin më ka ofruar kartelën dhe më ka sugjeruar ta thërras nëse më nevojitet diçka. - Ashtu - iu duk se ai gjest i Tray Ausstin -it e ka argëtuar Marcus-in, se aspak nuk e kishte brengosur. - Dhelpra plakë... shkatërroje atë kartë Jaida, nuk do të duhet - shtoi ai me vetëbesim dhe iu përkushtuar leximit të dokumenteve. Si edhe zakonisht, Marcus-i nuk harxhonte shumë fjalë për t'i shpjeguar asaj diçka, për t'ia imponuar qëndrimin e vet. I mësuar se ajo si e verbër i ndjek këshillat e tij, kurrë nuk ishte munduar më shumë, që t'i bëjë më logjike dhe më të pranueshme. Dhe si zakonisht, Jaida u ndje e nënvlerësuar, në këtë mënyrë ai e poshtëronte. Po vëzhgonte kokën e ulur të tij me shikim aspak të lumtur, duke u habitur me pushtetin që kishte mbi të. - A deshe edhe diçka - e pyeti, duke mos e ngritur shikimin. - Po, desha dhe diçka. - Po të dëgjoj - i tha, edhe pse nuk ndalonte së lexuari dokumentin, të cilin po e mbante në dorë. - Gruaja e Sem-it ka nevojë për punë. Po të pyes nëse mundesh ta punësosh në qendrën tregtare. Marcus-i vetëm atëherë ngriti shikimin, me një shikim që ajo nuk mund ta interpretonte. - Përse ai nuk ma ka kërkuar këtë? - Nuk guxon ta kërkojë. - E përse? - Po, vërtet! Përse - qeshi. Ti je njeri i hapur, i pranishëm, i gatshëm t'i dëgjosh njerëzit dhe t'ju dalësh në takim - edhe më tutje po e ironizonte. Natyrisht se ai këtë nuk e kërkon nga ti, kur porsa të futesh në veturë mezi i thua një mirëmëngjesi.

- E çfarë do të duhej të bëja? Të flas me të? - As rastësisht! Kjo e dëmton egon tënde! Marcus-i lëshoi dokumentin dhe i mbështet në kolltukun e tij. E kishte kapur atë për beli dhe lehtë i kishte ledhatuar. - Ti pra po mendon se unë jam mendjemadh - me sa duket kjo po e argëtonte. - Po, mendoj se është nën nderin tim të bisedoj me njerëz të caktuar? - Vallë mos është me rëndësi se çfarë mendoj për ty - e pyeti. - Natyrisht. - Në këtë rast, po. Mendoj se je mendjemadh, se nuk ke ndjenja për njerëzit, se je i ftohtë dhe i vrazhdë. Se ndihmën ndaj të tjerëve nuk e konsideron shkathtësi të nevojshme. - Më korrigjo nëse e kam gabim, por, unë mendoj se ty të ndihmoj. - Sakë, por e bën për një arsye. - Hm... - Marcus-i edhe një herë e shikoi dhe e tërhoqi drejt kolltukut. E kuptonte mirë atë që i kishte thënë, kështu që nuk deshi ta zgjeronte bisedën më tutje. (vijon)


(Kosova Sot Online)