Të gjithë e njohim nga një, ja pesë karakteristikat e njerëzve “bajat”

  • 16 October 2019 - 22:34
Të gjithë e njohim nga një, ja pesë karakteristikat e njerëzve “bajat”

Pyetja më e rëndësishme që duhet t’ia bëni vetes është se a mendoni që jeni të mërzitshëm apo bajat?

Nëse po, atëherë kjo nënkupton se duhet të bëni ndryshime në personalitet dhe në jetë

Por, fillimisht duhet t’i identifikoni trajtat e njerëzve të mërzitshëm dhe ta kuptoni se a i keni ato apo jo.

Më poshtë i keni disa trajta specifike të njerëzve bajat:

Dështojnë të gjejnë ritëm në biseda

Ekspertët tregojnë se njerëzit e mërzitshëm dështojnë ta gjejnë një ritëm mes dëgjimit e të folurit. Ata ose vetëm dëgjojnë dhe nuk flasin, ose veç flasin e nuk dëgjojnë fare.

Një bisedë e balancuar është e domosdoshme, por këtë duket se personat e mërzitshëm nuk e kuptojnë.

Nuk mund t’i bëjnë tjerët të qeshin

Fleksibiliteti kognitiv që është aftësia për ta vlerësuar një ide apo rrethanë nga perspektiva të ndryshme vjen nga humori. Personave të mërzitshëm iu mungon kjo aftësi dhe e kanë shumë të vështirë t’i bëjnë tjerët të qeshin.

E përsërisin të njëjtën gjë

Dikush konsiderohet si person i mërzitshëm edhe nëse e bën një jetë rutinore. Individi ka personalitet interesant nëse ka eksperienca të ndryshme dhe nuk e jeton jetën vetëm në një mënyrë.

(Kosova Sot Online)