Roman dashurie: Në shikim të dytë (15)

  • 19 October 2019 - 15:15
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (15)

 Natyrisht ... - me pikëllim mori frymë thellë, duke lënë bukën në pjatë. - Ju e keni parë se më ka braktisur... Kush do ta quante këtë dashuri - buzëqeshi hidhur. - Tashmë është e qartë se Marcus nuk më do. Mirëpo, pa marrë parasysh sa e pabesueshme kjo tingëllon, unë e dashuroj atë. Harad nuk ishte më i lumturi që e kishte dëgjuar këtë, për më shumë, sepse e besonte këtë, por krejt situatën kishte tentuar që vetes t'ia prezantojë në një mënyrë tjetër.

Kjo ishte e re dhe e papritur për të, sepse për të parën i ishte vardisur vajzës, zemra e së cilës i takonte një mashkulli tjetër. Këtë kurrë më parë nuk e kishte përjetuar. Vajzat, në takim me të, kishin harruar të dashurit e tyre. Ishin të gatshme të heqin dorë nga lidhjet e tyre, që t'i imponohen atij. Nuk e kanë ditur që ai, në fillim, nuk kishte mundur t'i vlerësonte për këtë. Sikurse Jaida nuk kishte mundur ta dinte se sa shumë ai e respektonte, derisa ajo nuk mund ta dashuronte dhe konsideronte veten si humbëse. Për një moment kishte dashur të tërhiqej prej saj. Në secilin rast do ta respektonte atë, që zemra e saj i takonte një mashkulli tjetër. Por, jo edhe në këtë situatë, në të cilën ai mashkull i takonte një femrës tjetër. - Nëse jeni e sigurt se e dashuroni të dashurin tuaj, nuk më mbetet asgjë tjetër veç të marr përfundimin se edhe ai ju dashuron juve - Harad kishte për qëllim që lidhjen e saj me të ta inspektonte deri në fund. - Sikurse kam thënë, dashuria gjithmonë është reciproke. Askush nuk është aq naiv, aq budalla dhe të mos dashurojë ty. - O, po - Jaida edhe më tutje ishte plot pikëllim dhe mllef. - Kjo jam unë! Budallaqe, naive dhe e dobët! Por, jam edhe ajo që teston bizhuteritë - shtoi me ironi. - Kjo duhet të merret parasysh, apo jo?! Harad u vrenjt. Si një zotërisë së vërtetë, ai e kishte të vështirë ta kuptonte lëvizjen e Marcus-it. Kush, në atë mënyrë, e poshtëron dikë? Dhje atë që ishte femër e thyer, e cila kishte merituar tretman krejt më ndryshe. - I dashuri juaj ju ka shtyrë të testoni qaforen e gruas, që ta shikonte, çfarë ...?

- Që ta shikonte nëse i përshtatet gruas së tij! E di, ajo dhe unë kemi të njëjtën nuancë të lëkurës! Edhe pse atë natë ai kishte vendosur të ishte esëll, urdhëroi kamerierin t'i sillte uiski. - Hajde! Thuaje - Jaida në mënyrë sfiduese e shikonte, thuaje. Me siguri mendoni se ai është egërsisë. - Sinqerisht, nuk kam mendime t mira për sjelljen e tij. Edhe kjo, që ju ka lënë vetë, e ka arsyetuar mendimin tim për të. e kjo me bizhuterinë . . . - Ishte vetëm një vend në aeroplan - ia shpjegoi Jaida me kokën lart, sepse ndiente ta arsyetonte veprimin e Marcus-it.

Por, edhe arsyeja, ishte pajtuar më. Iu desh të shkonte urgjentisht, sepse gruaja e tij kishte aksident komunikacioni. - Shpresoj të mos jetë lënduar rëndë? - Jo, nuk është. Ka disa të çara dhe brinjë të thyer. - Sikur të më kishte thënë, do ta gjeja një vend në aeroplan. Por, më vjen mirë që nuk e ke bërë - shtoi me një zë të butë e të ëmbël ai. Kështu kam kënaqësinë që mbrëmjen ta kalojmë bashkë. Jaida e shikoi atë, e habitur me interesimin e tij rreth saj. - Nuk po mundem t'ju kuptoj... Ju jeni... - duke mos pasur fjalët e duhura, vetëm uli kokën. E unë jam një vajzë e thjeshtë nga Kanzasi, të cilën i dashuri e poshtëron. Edhe vetë e keni parë mënyrën se si më trajton ai mua. (vijon)

(Kosova Sot Online)