Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (2)

  • 22 October 2019 - 15:33
Ngjarje e vërtetë: Për pesëmbëdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (2)

- Thuaj çfarë dëshiron dhe do ta kesh - i thashë një ditë, pas më shumë se disa muajsh tentimi pa rezultat. Po ofrohej koha e shkuarjes time në anije. Për të parën herë sharmi im më mashtroi, thjesht thuajse nuk kishte ekzistuar. Ishte kjo një goditje e ulët për egon time, por në mënyrë stoike e kam përballuar dhe askujt nuk ia kam thënë se si ndihesha. Ty pikërisht nuk të dua - Domina ma tha me zë të lartë. - Përse - iu mërrola në fytyrë. Megjithëse nuk e kam ditur përgjigjen në të pyetje, e kam dashur ta dërgoja më shumë se asgjë tjetër në botë. - Për arsyen se asnjë femrës nuk i duhet një mashkull si ty - Domina ma tha. - Nuk po kuptoj - e ula kokën.

- E çfarë ka këtu që të mos kuptoni? Domina nuk kishte guxim të më shikonte drejt në sy. - Unë e di atë që e dinë të gjithë. Ti vetëm merr e nuk jep gjë. Më duhet ta them se unë nuk jam një vajzë që shërben vetëm për t'u argëtuar. Ndoshta kjo edhe nuk të ka rënë në mend. E di unë se si mendojnë meshkujt. Dëshiron dhe mundohesh ta fitosh atë që dëshiron, dhe kjo është e tëra. Nuk interesohesh më pas ndjenjat e saj, e as për faktin se si familja ime do të ballafaqohej me turpin. Unë të gjitha këto i kam në mendje, prandaj nuk dua të jam në të njëjtën rrugë as ku kalon ti madje. Kam nderin tim për të cilin mbahem - me krenari e ngriti kokën. Disa ditë më pas kam shkuar në anije. Nga porti në port, nga njëri përqafim në tjetrin, por as kjo nuk më plotësonte. Pandërprerë kam menduar për Dominën, kurrë nuk kam mundur ta largoj nga mendja ime. Ajo ishte në mendjen time. Kjo ka nxitur një mllef te unë. Kam luftuar me veten time dhe kam ndier se si po e humbas atë betejë. Nga secili port i kam dërguar letra, e nëse zemra ime ishte e zënë, trupi nuk ishte. Dashuria nuk më pengonte të kënaqesha me femrat tjera, nëse kam mundur ta quaja dashuri. Jam i dashuruar apo nuk jam, këtë as vetë nuk e kam kuptuar. E kam ditur se po ndihesha ndryshe dhe se Domina, përkundër dëshirës time, tek unë kishte zgjuar diçka të panjohur, diçka për të cilën nuk e kam ditur as që ekziston. Kam vazhduar të plakem me jetën. Madje edhe kur do të isha martuar, asgjë nuk do të ndryshonte, pos faktit se në shtëpi më priste gruaja. Bukuria ime, lidhja ime karshi femrave, në secilin port.

Po kënaqesha në atë që isha, po kënaqesha me bukurinë time me femrat. Nuk isha prej atyre që grumbullonin të hollat. Të hollat për mua ishin vetëm për t'u shpenzuar, e kështu edhe jam sjellë me to. Kur jam kthyer pas një kohe të gjatë, jam munduar ta takoj Dominën, por atë thuajse e kishte përpirë toka. Nuk kishte asnjë shenjë prej saj. Kam tentuar të kuptoj, por as kjo nuk më shkonte për dorë. I kisha premtuar vetes time, ose do të jetë imja, ose nuk do të jetë e askujt. Kur kam dëshiruar diçka, nuk i kam njohur pengesat në situatat e tilla. Një muaj pas arritjes time e kam takuar. Më dukej madje se tani ishte shumë më e bukur se sa që ishte dikur, se ishte më e lezetshme, se nga ajo vajzë që ishte, ajo ishte shndërruar në një grua të hatashme. Jam drejtuar drejt saj, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. /Vijon/

(Kosova Sot Online)