U ndamë por unaza më mbeti - çfarë të bëj!

  • 22 October 2019 - 16:53
U ndamë por unaza më mbeti - çfarë të bëj!

Një djalosh 23- vjeçar po përpiqet të vendosë buzëqeshje në fytyrën e një çifti, vetëm disa muaj pasi ndarja nga e dashura i mori atij buzëqeshjen.  

Steven Crocker u la nga e dashura vetëm një muaj para se ky  fundit ta propozonte. Ata kishin 2 vite të lidhur dhe pikërisht në momentin kur Steven kishte vendosur të bënte hapin e madh, ajo e la.

“Po planifikoja t’i propozoja asaj në mënyrën më fantastike të mundshme. Kisha menduar çdo detaj dhe kisha bërë çdo gjë gati për t’i kërkuar saj të kalonte jetën me mua. Ama ajo vendosi të ndahej nga unë vetëm 1 muaj para se jo të ndodhte, duke më lënë zemërther me një unazë 1700 dollarëshe në xhepin e xhaketës.

Asgjë nuk krahasohej me dimbjen e ndarjes dhe sigurisht as fakti që unazën të cilën nuk ja dhashë kurrë nuk e kisha paguar ende. Netët i kaloja duke qarë dhe duke dëgjuar këngë të trishta, deri sa një mëngjes vendosa që unazën të cilën ish e dashura nuk e mori ta përdorja për t’i dhuruar lumturi një çifti tjetër. Dy njerzve të dashuruar të cilëve do t’u qeshë buza nga kjo dhuratë.

Kjo do të më bëjë edhe mua të ndihem më mirë dhe le të shpresojmë se do të shërojë plagën e hapur tek unë. Dua që këtë unazë t’ja fal dy njerëzve t cilët e dinë çfarë është dashuria dhe mbi të gjitha e njohin vlerën e vërtetë të saj.”  

(Kosova Sot Online)