Pse komunikimi nuk është gjëja më e rëndësishme në një lidhje?

  • 22 October 2019 - 16:55
Pse komunikimi nuk është gjëja më e rëndësishme në një lidhje?

Eksizton një besim popullor se “komunikimi” është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie. Kur çiftet kërkojnë këshilla nga të tjerët shpesh shprehen se problemi i tyre është “komunikimi”. Dhe gjithçka çfarë ata duan është të rregullojnë lidhjet e tyre përmes komunikimit. Pra, me pak fjalë besojnë se komunikimi është në të vërtetë shkaku i problemeve të tyre. Mirëpo, sipas studimeve të fundit rezulton se nuk është komunikimi çelësi i një marrëdhënieje të lumtur.

“Kimia” mes çiftit është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie. Po, komunikimi është i rëndësishëm, por nuk është gjithmonë gjëja më e rëndësishme, shkruan class.al. Kimia është ajo ndjenja që të lidh me dikë dhe ndonjëherë nuk duhen shumë fjalë për ta kuptuar njëri-tjetrin.

Pra, lexues të dashur, nëse mesh jush ka kimi, ju do ta gjeni edhe urën e komunikimit. Ju mund të flisni me orë të tëra me një person, por nëse nuk ka ndjenjë dhe një lidhje të fortë mes jush, marrëdhënia nuk mund të funksionojë.

(Kosova Sot Online)