Ngjarje e vërtetë: Fantazmat na parashikuan fatin tragjik (4)

  • 14 November 2019 - 15:19
Ngjarje e vërtetë: Fantazmat na parashikuan fatin tragjik (4)

Ne vajzat ishim tepër të frikësuara për të fjetur, kështu që menjëherë filluam me rregullimin e banesës. Gjatë tërë asaj kohe, derisa po i mblidhnim enët dhe po e hiqnim bërllokun, asnjëra prej nesh nuk e përmendi atë që ndodhi pak më herët. Në fakt, asnjëra nuk e kishim të qartë se çfarë ndodhi me të vërtetë. Në fund, e para që foli për ngjarjen e tmerrshme ishte halla Remzie. - Kam dëgjuar që disa njerëz, nëse përqendrohen mjaftueshëm, mund të bëjnë çudi të vërteta. Mund t'i lëvizin gjësendet me mendime. Ndoshta ai që e solli pllakën e ka lëvizur me mendime treguesin. Ishte një opsion i mundur. Sidoqoftë dëshiroja që të besoj në të. - Nuk e di pse e ftuam, tha Bukuria. -E vetmja gjë që e di është se pllaka e tij e mallkuar na e prishi ahengun! Duke marrë frymë thellë, shtoi: - Nuk e di si u bëra aq budallaqe që të marr pjesë në atë lojë? Dhe pse pyeta se kur do të vdes? Çfarë budallaqe jam, tha duke e goditur njëkohësisht kokën me duar. Halla Remezie dhe unë provuam që ta ngushëllojmë. I thamë se askush nuk mundet që ta parashikojë të ardhmen e veçanërisht jo një pllakë plastike. Megjithatë, pas asaj mbrëmjeje, më nuk ndjehesha mirë në dhomën tonë të ditës. Nga ndonjë arsye, sa herë që kaloja nëpër të, ndjeja ftohtësi.

Pasi që kjo nuk ndryshoi as një muaj pas ngjarjes së pakëndshme, u propozova vajzave që ta thërrasim ndonjë ekspert për ngjarje paranormale që të na e pastrojë banesën nga gjërat e liga. Ishte vendim i mirë pasi që pas ardhjes së tij ne ishim disi më të qeta. Dukej sikur filluam që ta harrojmë parashikimin. Për një moment u ndala dhe i përkëdhela vajzat, të cilat po më dëgjonin pothuajse pa marrë frymë. - Atë vit babai yt dhe unë u fejuam, e të njëjtën gjë e bënë edhe halla Remzie dhe Bahriu. Vendosëm që ta bëjmë një fejesë të dyfishtë. Pasi që Bukuria dhe Lendita ishin në lidhje serioze mund të supozohej që edhe ato ta organizojnë një fejesë të dyfishtë. Mendimet i kisha pozitive, në fakt, për parashikimin mendoja rrallë ndonjëherë. Kisha edhe shumë plane të reja, të cilat më preokuponin dhe nuk më linin që të mendoj për një gjë të tillë. Në fund të fundit, ajo ishte vetëm një lojë e thjeshtë dhe e marrë e asgjë më tepër, i thosha vetes. Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen! Pas martesës, vendosëm që ne çiftet e martuara ta organizojmë një aheng të vogël, por Bukuria dhe Lendita nuk pranuan që të vijnë. - Të dashurit tanë na kanë ftuar që t'i kalojmë festat e fundit të vitit me ta dhe të njoftohemi me prindërit e tyre, më tha Bukuria. - A të kujtohet se çfarë ndodhi pasi që ti dhe Remzia u njoftuat me prindërit e bashkëshortëve tuaj? U martuat! Ndoshta edhe ne do të martohemi, më tha. - Nuk vjen parasysh! Ne bën! - Tha halla Remzie. - Çfarë? Nuk bën të martohemi? - tha Bukuria duke shikuar e hutuar. - Jo, nuk do të udhëtoni dhe t'i rrezikoni jetët tuaja. do të qëndroni këtu dhe do të festoni me ne. A ke harruar se çfarë ka parashikuar pllaka? - Aha, bëri me dorë Bukuria.

- Lendita dhe unë mendojmë se keni pasur të vërtetë. Askush nuk mundet që ta parashikojë të ardhmen. Sipas kësaj, mos u brengosni. Nuk do të na ndodhë asgjë e keqe! Unë dhe halla Remzie i lutëm që të mos shkojnë, por nuk na dëgjuan. Ato u nisën në udhëtim. Ndërkohë po ndjehesha e nervozuar dhe për t'u qetësuar, fillova të merrem me punë të shtëpisë. - Pse po brengosesh kaq shumë?, më pyeti babai yt. -A nuk ke thënë se nuk je besëtyte? - Nuk jam, por mendoj që nuk bën të provokohet fati. A e di ti që atë djalin që e solli pllakën nuk e ka parë më njeri! Më nuk ka ardhur në punë dhe duket sikur e ka lëshuar toka! Dhe pse të gjithë ne u frikësuam kur u ndal drita e ai jo? - Çfarë po mendon nënë? Që ka qenë djall apo diçka i ngjashëm me të?, më shikoi Ema me sy të hapur. - Zemër, lidhje nuk kam kush ka qenë ai. Kështu, babai yt më përqeshi dhe provoi që të më përqafojë, por në atë moment, për herë të parë prejse ishim bashkë, u zemërova me të vërtetë me të dhe u largova nga përqafimi i tij. - Thuaj çfarë të duash, i thashë, - por nuk do të jem e qetë deri në momentin kur të kthehen në shtëpi. -Halla Remzie po brengosej njëjtë sikur unë. Erdhi te unë dhe së bashkë dëshiroi që t'i presim shoqet. Pasi që koha po kalonte, brengat tona po bëheshin gjithnjë e më të mëdha. Kur nuk munda që të duroj më, telefonova në numrin që ma kishte dhënë Bukuria. Ishte numri i telefonit të shtëpisë së prindërve të të dashurit të saj. /Vijon/


(Kosova Sot Online)