Ngjarje e vërtetë: Si na u shkatërrua jeta nga borxhet (2)

  • 17 nëntor 2019 - 15:03
Ngjarje e vërtetë: Si na u shkatërrua jeta nga borxhet (2)

- Tina e dashur! O Zot, çfarë ka ndodhur? - e dëgjova zërin e ortakut. Tingëllonte i shqetësuar. - Kam shumë dhimbje, i thashë. - Mos lëviz! Po shkoj të kërkoj ndihmë! Orët që pasuan ishin të tmerrshme. Erdhi ndihma e parë. Mjeku menjëherë ma dha një injeksion, e infermierët më vendosën në lese. Më pas më dërguan në spital, ku më kontrolluan hollësisht dhe ku i bënë disa fotografime me rëntgen. Për fat të mirë nuk kisha pësuar ndonjë thyerje, por vetëm disa hematoma, të prera në lëkurë dhe të ënjtura. Pak më vonë, në repartin ku isha vendosur, erdhi hetuesi i policisë. - Më vjen keq, por duhet t'jua bëj disa pyetje, për hir të sigurisë suaj - më tha. Nga vetë mendimi se më duhej që ta kujtoj ngjarjen e tmerrshme mu dridh i tërë trupi. Urtaku më mbrojti. - A nuk e shihni në çfarë gjendje është gruaja ime? Nuk mund ta merrni në pyetje tani. Zyrtari policor pa pyetur asgjë e mori karrigen e spitalit afër shtratit dhe u ul. - Brava në derën e hotelit nuk është e dëmtuar, ndërsa dera ka mundur të hapet vetëm me kartelë. Megjithatë, sulmuesi ka hyrë. Gruan tuaj e ka rrahur, por nuk e ka lënduar rëndë. Nuk e ka dhunuar, e as plaçkitur.

Nga e tërë kjo mund të thuhet se bëhet fjalë për një profesionist, i cili ka dashur vetë që t'jua tërheqë vërejtjen. Ajo që na intereson është prapavija e këtij rasti. A e keni ndonjë ide, kush mund të jetë ai? A keni probleme me dikë? - Ku ta di unë kush është? Ai përbindësh për pak e vrau gruan time! Me siguri është ndonjë i çmendur! Hetuesi në uniformë e shikoi në sy burrin tim. - Pse do ta sulmonte një kriminel profesionist dikë pa arsye?, pyeti ai. - Pse më shikoni ashtu? Ku ta di unë? Tina është personi më i pafajshëm në botë. Askush nuk mundet ta ketë një arsye për t'ia bërë një gjë të tillë! - Ndoshta e ka gabuar derën, thashë unë me zë të dridhur. - Më e rëndësishmja është që ta zini atë qen!, tha Urtaku. - Për fat të keq ai nuk ka lënë ndonjë gjurmë pas vetes dhe nëse gruaja juaj nuk na jep ndonjë informatë... Zyrtari tani më shikoi mua. Por, unë vetëm i tërhoqa krahët. - Ishte goxha i shkurtë dhe i fortë..., thashë unë. - A do ta njihnit nëse e shihni sërish? Atë e kisha parë vetëm në dritë të dobët, e sa herë që përpiqesha që ta kujtoj fytyrën e tij, e vetmja që shihja ishte grushti që vinte në drejtim timin. - Jo, më vjen keq, i thashë. -Nuk mund t'ju ofroj asnjë informatë të dobishme. Me siguri nuk do ta njihja. - Tani është mjaft!, tha Urtaku. - A nuk e shihni se ajo nuk di gjë dhe se ka shumë dhimbje? Zyrtari policor u ngrit nga karrigeje dhe e shikoi edhe një herë Urtakun. Në atë moment e vërejta që nuk është duke i besuar.

- Do t'jua lë numrin tim të telefonit, nëse ju kujtohet ndonjë gjë, tha dhe e la vizitkartën në dollapin afër shtratit tim para se të largohej. Atë natë qëndrova në spital për vëzhgim. Edhe pse e kishim të paguar edhe një javë të nesërmen në mëngjes u kthyem në shtëpi. Askush më nuk ishte i interesuar për festim, e lëre më që të qëndrojë në hotelin ku ndodhi ngjarja e tmerrshme. Dëshiroja që ta harroj atë që kishte ndodhur, por secilën herë që shikohesha në pasqyrë, çdo gjë më kthehej. Atyre ditëve nuk dola fare nga shtëpia. As në dyqan, e lëre më në shëtitje. Të mavijosurat në fytyrën time ndërkohë filluan që ta ndryshojnë ngjyrën. Isha e lumtur që në mëngjes vinte ndihmësja jonë shtëpiake Lumja. Prania e saj ma shkurtonte kohën deri në momentin kur Urtaku kthehej nga puna. Kohë pas kohe më vizitonte edhe Vjollca, gjithashtu grua e një biznesmeni të suksesshëm dhe shoqe e mirë e imja. - Nuk mund të besoj që më nuk do të jem në gjendje që të qëndroj në ndonjë hotel, i thashë një ditë kur erdhi te unë për të pirë kafe. Vjollca u mërrol. - E di, kam menduar shumë për këtë që ma ke treguar dhe kam ardhur në përfundim që ekzistojnë vetëm dy zgjidhje. Pra, ai njeri ose ka hyrë gabimisht në dhomën tënde, ose sulmi i tij ishte me qëllim i drejtuar në ty! /Vijon/

(Kosova Sot Online)