Roman dashurie: Në kohë të duhur (9)

  • 19 November 2019 - 15:18
Roman dashurie: Në kohë të duhur (9)

Jashtë frynte një erë e fortë, dritaret kërcitnin, qielli u errësua dhe Lenën përnjëherë e përfshiu një ndjenjë e çuditshme. Iu duk sikur Urithi do të mund të paraqitej në secilin moment nga ana tjetër e xhamit dhe ta kërcënojë sërish atë. –Nënë, të lutem mbylli perdet. –Pse? Gjithmonë ke preferuar që ta shikosh pemën e mollës. Kjo ishte e vërtetë. Ajo mollë ishte e fqinjëve, por aq shumë i ishin rritur degët, saqë ato kishin arritur gati deri te dritarja e Lenës. –Nuk dua ta shikoj tani. Mbylli, të lutem. Ganja i mbylli, pasi që e vërejti frikën në sytë e së bijës. U ul në skaj të shtratit. –Nënë, a i ke treguar babait se çfarë ka ndodhur? – Po. Mezi kontaktova me të, por më në fund ia dola që ta lajmëroj. –Edhe? Çfarë të tha? –Tha se do të vijë kur ta përfundojë filmin në të cilin është duke punuar. –Po, ashtu edhe kam menduar... Nëna e pa dhimbjen në sytë e së bijës.

Në atë moment e urrente edhe më shumë ish-bashkëshortin e saj, por nuk dëshiroi që të qesë më shumë kripë në plagën e Lenës de t’i tregojë se sa ftohtë dhe pa emocione e ka pranuar lajmin për tentimin e dhunimit. – Unë jam këtu për ty, zemra ime. Nuk ke nevojë për të. Me rëndësi është që të rimëkëmbesh, të harrosh se çfarë ka ndodhur dhe sërish të jesh sikur më parë. –Nënë, nuk jam e sigurt se do të jem në gjendje që ta harroj ndonjëherë një gjë të tillë. – Vetëm mendo se ka mundur që të jetë edhe më keq. Për fat të mirë erdhi ai... Ganja nuk arriti që ta përfundojë fjalinë sepse u dëgjua trokitja në derë të hyrjes. U ngrit dhe u nis që ta hapë atë. –Nuk e di kush mund të jetë. Ndoshta kanë ardhur fqinjat që të të përshëndesin. Lena nuk ishte e interesuar që të takohet me to, veçanërisht për shkak se ndihej e turpëruar, për shkak të sulmit. Ajo ndoshta nuk u dhunua, por ndihej sikur të ishte dhunuar. Dikush kishte prekur të gjitha pjesët intime të saj, dikush ishte emocionuar duke e shikuar atë të zhveshur. Madje edhe ai që e ka gjetur dhe e ka shpëtuar e mbuloi trupi e saj lakuriq. Kush ishte ai shpëtimtar? Polici i tha se do ta vizitojë, por më pas papritmas atë e lëshuan që të shkojë në shtëpi. Në fakt, e kuptoi që nuk dëshiron që ta njohë.

Turpi për shkak të lakuriqësisë dhe tentimit të dhunimit e shtyri që të mendojë se ai person do të ndiejë keqardhje për të dhe ta konsiderojë në njëfarë dore tashmë të shfrytëzuar. Ndoshta njerëzit do të mendojnë se e vërteta është fshehur, që Urithi megjithatë e ka dhunuar, por që atë e kanë fshehur nga ajo për t’ia mbrojtur reputacionin. Mendonte se çfarë do të ndodhë nëse do të dëshirojë që të ketë seks me ndonjë mashkull, a do t’i thotë se është e virgjër, e më pas një gjë e tillë të dëshmohet se nuk është e vërtetë. Vendosi që, sapo të rimëkëmbej dhe të ngrihej në këmbë, të shkojë te gjinekologu privat dhe ta zgjidhë atë mister. /Vijon/


(Kosova Sot Online)