Roman dashurie: Në kohë të duhur (18)

  • 28 November 2019 - 15:11
Roman dashurie: Në kohë të duhur (18)

-A ka qenë mes këmbëve të mia? - Po. Lena i mbylli sytë prej tmerrimit. Megjithatë e kishin gënjyer edhe mjekët, edhe nëna. Ajo megjithatë ishte e dhunuar. -Por, nuk e kam ditur se a ka qenë brenda teje. Ishte errësirë, unë iu afrova pas shpinës, i pashë këmbët e tua të cilat i mbante lart. Mjekët më thanë se nuk je dhunuar, se kam ardhur në kohë të duhur para se të ndodhë më e keqja, që të mos e humbësh virgjërinë në një mënyrë të tmerrshme. Lena u skuq. Pra, Petriti dinte për virgjërinë e saj. Mendoi që ndoshta për këtë arsye është kaq i vëmendshëm ndaj saj, virgjëria për pak e humbur i kishte sjellë edhe më shumë keqardhje. Heshti. Edhe Petriti heshti. Mendoi që vajza ka nevojë që t'i përpunojë ato gjëra që sapo i dëgjoi.

KAPITULLI I PESËMBËDHJETË

E njohu derën e madhe të metaltë me dy kamera në hyrje. E përfshiu një ndjenjë e çuditshme. Aty jetonte njeriu, i cili e kishte bërë nga dashuria, e më pas kishte harruar që ajo ka ekzistuar ndonjëherë. Petriti e parkoi veturën në anën tjetër të rrugës. -Nuk i ke treguar që do ta vizitosh? -Jo. Me siguri do të më thoshte se është i zënë me xhirime vetëm për të më shmangur. Kam frikë, Petrit. Përnjëherë më nuk i dilej nga vetura. E pyeste veten se çfarë është duke kërkuar aty, a ishte e çmendur kur e kishte dëgjuar Petritin, a ishte kjo mënyra e vetme për ta nisur betejën për ëndrrat e saj. Petriti e dinte se çfarë është duke ndodhur në shpirtin e saj. E kapi për duar. Duart e tij ishin të ngrohta dhe e mbushën me vetëbesim. - Të lutem mos hiq dorë tani. Nuk është e tmerrshme edhe nëse të refuzon. Ke provuar dhe tani po vazhdon. Ti je një vajzë e guximshme. Ai është, në fund të fundit, babai yt. Ke të drejtë t'i tregosh se çfarë dëshiron. Unë do të jem këtu, do të të pres dhe do të mendoj në ty. Vetëm ngadalë. Ngadalë po ecte në drejtim të derës metalike. Dëshironte që babai i saj të mos jetë në shtëpi. Një gjë e tillë edhe mund të ndodhte, sepse ai në atë kohë zakonisht punonte. Një gjë e tillë e inkurajo. E shtypi zilen në derë. Dëgjoi aktivizimin e kamerës. Nga shtëpia dikush po e shikonte dhe me siguri mendonte çfarë të bëjë me mysafiren e paftuar. Dera u hap ngadalë dhe Lena e pa një shatërvan të bukur në mes të oborrit dhe shkallët e mëdha që çonin në drejtim të shtëpisë së pazakontë. Edhe një herë u kthye në drejtim të veturës së Petritit, duke dëshiruar që në njëfarë mënyre t'i tregojë se më me dëshirë do të ishte metë, por dora dhe gishti i ngritur lartë i Petritit i tregoi se ai dëshiron që ajo të kalojë nëpër atë derë. Për këtë arsye edhe e bëri një gjë të tillë. /Vijon/

(Kosova Sot Online)