Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (5)

  • 30 November 2019 - 14:52
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (5)

Përveç triumfit dhe një kënaqësie të hidhur, pasi që i poshtërova dashnorët dhe i detyrova që të dorëzohen, fakti që në fund isha unë ai që e ngriti zërin e dhe i dhashë fund asaj pune, asgjë tjetër nuk fitova. Përkundrazi, i fitova dy vjet me martesë të detyruar, dhoma të ndara të fjetjes dhe shikime të pikëlluara të vajzave tona. Kjo mjaftoi që t'ia fal në vete gabimin Dianës, por në nuk e doja e as që e dëshiroja si femër. Në fillim ishte e zëmëruar, për një kohë u përpoq, e më pas hoqi dorë. Më mirë, sepse ajo më nuk ishte femra në të cilën dikur isha dashuruar. Armendi, për fat të mirë, gjeti menjëherë punë. Por pas dy vitesh fillova të dëgjoj se ai dhe Bleta po ndaheshin. Sapo u dëgjua ky lajm, edhe Diana kërkoi ndarje. Mendova që ekziston ndonjë marrëveshje mes tyre, por kur i telefonova Bletës, për herë të parë pas "marrëveshjes", ajo më tha: - Ndarja është vetëm formalitet. Thjesht nuk shkonte. Unë jam ajo e cila nuk munda më dhe ia dhashë lirinë e plotë. Pasi që situata në martesën time ishte shumë e ngjashme, menjëherë e pranova ndarjen nga Diana dhe provova që përmes lidhjeve të mia t'i jap fund sa më shpejt procedurës.

- Ti e merr Armendin, unë fëmijët, i thashë dhe u çudita kur pranoi. Për fat të keq, sinqerisht, Armendi dhe Diana dështuan. Shpejt u ndanë, e pas kësaj Armendi shkoi në Gjermani. Megjithëse çdo gjë përfundoi pa probleme, ishte e vështirë periudha në të cilën mijëra herë e kam pyetur veten pse ndodhi e tërë kjo, ku kam gabuar, si kam mundur të jem aq i verbër, pse kam pritur aq gjatë, si do ta përjetojnë vajzat tërë këtë që po ju ndodh? Sa herë që mendoja në to, ndjeja edhe më shumë dhimbje. Përpiqesha që të bisedoj me to, t'i bindi që ta vizitojnë nënën, që t'ia falin gabimin, por ishte vështirë. Vizitat te nëna gjatë fundjavave u bënë shumë të mundimshme për të gjithë ne kështu që në fund Diana më nuk këmbëngulte që t'i shihte, duke ju thënë se do të presë me durim që t'ia falin gabimin. Pas kësaj u martua dhe u shpërngul në një qytet tjetër. Bleta e shiti banesës të cilën ia kishte lënë Armendi dhe gjysmën e parave i depozitoi në llogari të tij. Edhe në atë mënyrë dëshiroi që të ndahet nga ai. Me pjesën e mbetur e bleu një banesë më të vogël për veten dhe Ermirën. Unë i ndihmova për ta gjetur atë dhe i propozova që të jetë afër shtëpisë sime, ku po ndërtohej një vendbanim i ri, në mënyrë që unë dhe vajzat të ishim më afër saj në rast të nevojës. Kështu Ermira mbrëmjet po i kalonte te ne kur nëna i punonte në ndërrimin e dytë, ndërsa flinte te ne kur punonte në atë të natës. Së bashku shkonim për të blerë ushqim, sepse Bleta nuk kishte veturë, ndërsa unë ia riparoja gjërat që i prisheshin në banesë. Ajo na ndihmonte neve me punë shtëpiake dhe na mësoi që të përgatisim ushqim. Pushimin e kalonim bashkë në shtëpinë time në det. Nuk e di si, por ajo kohë e tmerrshme thjesht kaloi. Në punë, duke menduar për të kaluarën, duke u kujdesur për fëmijët. Në një moment, kur binjaket diplomuan dhe u punësuan, mendova se si kam përfunduar një obligim të madh jetësor. Edhe fitimet nga puna i kisha të mira. Disa dëshirova që të bëj diçka të bukur për vete dhe për ditë të tëra mendova në atë drejtim. E më pas e gjeta. Diçka të bukur meriton edhe Bleta, shoqja ime, dhe vendosa që ta përfshij edhe atë.

- Të bëjmë unë dhe ti diçka vetëm për vete. Mund të udhëtojmë. Në Paris, Romë, Amsterdam. Kudo që të dëshirosh. Nëse dëshiron që të shkosh vetëm, do të ta paguaj unë udhëtimin. Le të jetë kjo një dhuratë nga unë pas të gjitha gjërave që kemi përjetuar. - Më me dëshirë do të udhëtoja e shoqëruar, më tha duke buzëqeshur. Pas buzëqeshjes së saj të bukur ndjeva diçka të veçantë për të dhe i thashë: - Të fillojmë atëherë me Parisin. Në momentin kur hymë në aeroplan, raporti im dhe i Bletës ndryshoi. E kisha një ndjenjë se ishte partnere imja, jo shoqe. Ajo edhe sillej ashtu. Për ta vërtetuar ndjenjën, në aeroplan ia lëmova dorën. Ajo nuk e tërhoqi. Edhe pse i kishim rezervuar dy dhoma me nga një shtrat, në hotel po flinim në një dhomë. As unë e as ajo nuk mund të besonim që dashuria mundet të jetë kaq e thjeshtë. Të lumtur u kthyem në shtëpi, të gatshëm që ta bëjmë të ditur lidhjen tonë. Megjithatë, një gjë e tillë ishte një befasi shumë më e vogël sesa për vetë neve. (fund)


(Kosova Sot Online)