Roman dashurie: Punë fati (5)

  • 24 January 2020 - 14:56
Roman dashurie: Punë fati (5)

-Nuk mendova ashtu, por është thjesht e pasjellshme nga ana e tij që pas disa fjalëve të jetë i sigurt se do të dalë me ty. - Tha se më ka parë edhe më herët. -Ku? -Nuk e di. Me siguri këtu. -Ai hyri për herë të parë këtu, së paku në ndërrimin tonë. Unë kurrë nuk e kam parë. - Nuk mund t'i mbash mend të gjithë që vijnë këtu. - Ky është specifik. Ka një fytyrë interesante. -E kam ditur! Edhe ty të ka pëlqyer e tani të vjen inat pse më ftoi mua e jo ty. E ke ti atë politikanin, mos u bëj egoiste. Nuk dëshiron as martesë e as lidhje, kështu që mund të jesh zemërgjerë dhe të gëzohesh që më ka vërejtur një person i tillë. Anita ishte e zemëruar për shkak se Gona nuk e kuptonte. Me të vërtetë kishte diçka tërheqëse te ai mashkull, kishte një qëndrim specifik që sigurisht vërehej kudo që paraqitej, por linjat e ashpra të fytyrës dhe sjellja e tij hipokrite ndaj saj në sytë e Anitës e bënte të keq dhe të rrezikshëm për Gonën naive. - Të lutem mos dil me të. Jam e sigurt se do të të lëndojë. - Çfarë thua? Ku e din ti se çfarë njeriu është ai? - E di, sepse edhe mua... Nuk ia doli ta përfundojë fjalinë sepse tre meshkuj hynë në dyqan. Me ta i kaluan dhjetë minuta, por nuk ia dolën që të shesin ndonjë gjë. Duket se ishin aty vetëm për t'i vizituar dyqanet në kërkim të ndonjë gjëje që nuk do ta gjejnë askund. Gona u kthye e para te arka, e pas saj edhe Anita. -Shumë e urrej kur meshkujt shikojnë vitrinat sikur femrat. Por, çfarë deshe të më thuash në lidhje me Valonin? Anita u hutua. -Cilin Valon? -Po këtë me të cilin do të dal pas punës. Më the se e di sepse edhe ty të ka... Kësaj radhe nuk i ndërprenë konsumatorët por ja kur një djalë hyri me një buqetë trëndafilash.

Vajzat mbetën të habitura. -Mirëdita, a është ky butiku me veshje për meshkuj? Gona e shikoi e zemëruar dhe u nis drejt tij. -Po ky është ai butik, por ti si duket je duke e kërkuar dyqanin e luleve. - Jo, jam duke e kërkuar një shitëse me emrin Gona. Kam një porosi për të. Gona mbeti si e ngrirë. Mezi foli. -Çfarë ke? - Lule. Këto janë porositur për të. Atëherë edhe Anita e kuptoi për çfarë bëhet fjalë. Gona tashmë i kishte marrë lulet dhe po e hapte zarfin e vogël të varur në njërën prej luleve. Kur iu afrua Anita, Gona tashmë e kishte lexuar porosinë.

-Ai i ka dërguar. Nuk mund të besoj, ti më the mbrëmë se mund të hyjë ndonjë mashkull ideal dhe të dashurohet në mua, dhe një gjë e tillë edhe ndodhi. -Kush i ka dërguar lulet? -Valoni! Ai për të cilin ti thua se do të më lëndojë! Ja, e sheh se nuk është i tillë. Ika t'i vendosi lulet në zyrë. Tani do të përfundojë ndërrimi, e ai më pret në kafenenë përballë. Anita nuk mund të thoshte më asgjë. ishte e habitur dhe e çuditur, por nuk dëshironte që ta prishë gëzimin e shoqes. Por, ende besonte që Valoni është një tip i çuditshëm dhe jo aq i mirë. /Vijon/

(Kosova Sot Online)