Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (1)

  • 09 February 2020 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (1)

'Mjaftojnë disa komplimente dhe tashmë fillojnë të bëjnë krejt çfarë kërkoj prej tyre'. Atë të hënë në mëngjes në punë më priste një ditë e rëndë: Më duhej t'i them Petritit se jap dorëheqjen. Tashmë kisha marrë vendimin dhe më duhej ta bëja një gjë të tillë. Petriti ishte drejtor në filialin e një kompanie, në të cilën kisha punuar. Para dy vitesh më kishte bindur të bartem nga zyrat e kompanisë në atë filial, që të isha sekretare e tij personale. E kisha pranuar atë ofertë me kënaqësi, sepse atëherë ishte mjaft e çmendur për të besuar se Petriti do të mund të dashurohej në mua, ashtu siç isha dashuruar unë në të. Në fakt, kisha menduar se insistimi i tij për bartje kishte të bëjë pikërisht se edhe ai ndiente diçka për mua, dhe nuk kishte të bënte me arsye profesionale. Petriti kishte krejt çfarë unë kërkoja te një mashkull. Ishte i fortë, i bukur dhe i suksesshëm. Por, ishte koha të pajtohem me realitetin: kurrë nuk do ta kem. Dyert u hapën porsa e kam prekur rezën e derës dhe para se ta sjell çelësin, e kjo ishte shenjë se Petriti kishte mbërritur në punë para meje. - Në atë moment kam pranuar një thirrje telefonike nga selia qendrore e kompanisë.

- Filloi të murmuriste porsa më shikoi. - Ankohen se nuk kanë marrë raportin mujor për punën. - As nuk kanë mundur ta marrin, pasi nuk e keni shkruar - e përkujtova. - E di - më tha. - Menjëherë do t'i diktoj disa rreshta, vetëm t'i qetësojmë, e ti menjëherë do t'i qasesh kompjuterit dhe do t'ua dërgosh së bashku me një porosi ledhatuese për t'u kërkuar falje për vonesën. Mund ta shkruash se keni menduar se tashmë e keni dërguar atë javën e kaluar. Nuk e di, mendo diç. Nuk ishte hera e parë që i merrja përsipër përgjegjësitë e tija, madje edhe ky bashkëpunim profesional më jepte shpresë se midis nesh mund të lindte diçka më shumë sesa një marrëdhënie pune. Por, nuk ndodhi gjë. Dhe, tani erdhi momenti t'i them për vendimin tim. Nuk u përmbajta më. - Petrit, më duhet të them diçka - fillova të gjëmoj me zë. E ndieja se si sytë po më mbushen me lot, por gjëja e fundit që doja ishte që ai të më shite si po qaj. - Po shkoj, Petrit. Po kthehem në shtëpi - vazhdova unë. - Nuk është se nuk më pëlqen këtu, por vetëm kam disa probleme familjare - iu arsyetova. - Teuta, mund të marrësh dy apo tri javë pushim vjetor derisa të rregullohen gjërat - më propozoi ai. - Mund të shkosh që tani, nëse ke një problem urgjent. Vetëm bëra me kokë. - A ka diçka që mund të bëj që të bën ta ndryshosh mendjen? - nuk dorëzohej. Për një moment ndjeva dhimbje në zemër. Natyrisht se ka, më dashuro, dëshirova të bërtas. - Jo, nuk do të ndryshoj mendje. Do të rri derisa personi që më zëvendëson të mësojë gjithçka që unë di - iu përgjigja. U ktheva në tavolinën e punës, duke u ndier shumë e zbrazur, por porsa jam ulur cingëroi telefoni. Ky ishte momenti më i duhur dhe më i tmerrshëm ta dëgjoj zërin e Elenës, të dashurës së Petritit.

Ishte një femër me shumë teke, por ishte shumë e bukur dhe shumë elegante. Një pjesë e imja më thoshte të kthehem atje, ngase që herën e parë kur e kam takuar e kam ditur se kurrë, kurrë nuk mund të krahasohesha me të. Por, pjesa tjetër e kokëfortësisë sime më tha që të rri me Petritin, me shpresën se këta të dy një ditë do të ndahen dhe do ta kërkojnë secili fatin e vet. Por, tashmë nuk mundja t'i duroja dhe të bëhem pjesë e shfaqjeve të tyre, për të rezervuar restorante për të dy, hotele dhe fundjava romantike. - Tung, Teuta - më përshëndeti Elena me zërin e saj karakteristik - shpresoj se ke pasur një fundjavë të këndshme. Bëra një përtypje dhe gënjeva: - Kam kaluar një fundjavë të shkëlqyeshme, faleminderit. - Më vjen mirë ta dëgjoj këtë. Dëgjo, më erdhi një ide dhe do doja të më ndihmosh ta realizoj. Ditëlindja e Petritit po afron dhe kam menduar ... - Elena, unë porsa dhashë dorëheqjen - e ndërpreva. Do të rri derisa të punësohet dikush tjetër s dhe ta mësoj me detyrat. - Por nuk mund të shkosh, Teuta! Petriti nuk mundet pa ty në zyrë. Pos kësaj, kam menduar ta bindi që këtë verë të marrë pushim më të gjatë vjetor. E kjo mundet vetëm kur punët të besohen ty. - Duhet të bisedosh me të, Elena - shkurt iu përgjigja. - Ja menjëherë do ta kaloj. Atë natë hyra në ndërtesë me shpresën se nuk do ta takoj askënd që njoh. Kur më në fund arrita në banesën time, e sigurt se i kisha ikur takimit që kisha frikë, për të parën herë në atë ditë të tmerrshme ndjeva lehtësIM.

(Kosova Sot Online)