Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (4)

  • 12 February 2020 - 15:20
Ngjarje e vërtetë: Si më shfrytëzoi karrieristi, në të cilin u dashurova (4)

- Mos u mërzit, Elena - e dëgjova duke folur. Ti e di se unë di si të sillem ndaj sekretareve. Mjaftojnë disa komplimente herë pas here dhe ato bëjnë gjithçka që u them. Dua të them se edhe një sekretare si Teuta ishte e dashuruar në mua. Ndjeva sesi u skuqa e tëra në fytyrë, meqë më kaploi një valë e nxehtësisë. Isha dashuruar në një karrierist të pazemër, i cili shfrytëzonte njerëzit me qëllim që t'i arrinte qëllimet e veta. - Tani mbaroi përralla, i dashur - shpërtheva sapo hyra në zyrën e tij. - Më nuk mërzitem për ty. Lëre më që nuk jam e dashuruar në ty, por të urrej aq shumë, sa që nuk do të rri këtu as edhe një minutë të vetme. Dhe, kur jemi këtu, edhe Albulena ka ikur, nuk dëshiron të punojë më këtu. Më vjen keq që nuk të dha kohë as aq, sa ta detyrosh të dashurohet në ty. Derisa zbrisja shkallëve dhe dëgjoja sesi Petriti më thërriste, derdha lot si shiu.

As vetë nuk e dija a qaja për shkak të poshtërimit, apo për shkak të ëndrrave të paplotësuara. Nuk ishte lehtë të gjendej banesa e Viktorit. Ai ma kishte dhënë adresën, por kisha problem që të orientohesha në atë pjesë të qytetit dhe, sapo isha duke hequr dorë, e pashë atë. Nuk e di a isha unë që vrapova e iu gjuajta në përqafim, apo ai më tërhoqi kah vetja. E di vetëm që trupat tanë ishin puthitur dhe unë ndihesha për mrekulli. Natyrisht, i tregova fije për pe çka kishte bërë vaki. - Më vjen mirë që u largove në këtë mënyrë - komentoi ai i gëzuar. - Shiko, Teuta! Unë u dashurova në ty qysh herën e parë që të pashë. Por, kur përfundimisht midis nesh ndodhi diçka, nuk ishte sikur që e kisha paramenduar. Dhe, e dija se ti, përkundër asaj se ishe me mua, mendoje për dikë tjetër.

Dhe, kjo më lëndoi pa masë. Megjithatë, mendova se më së miri ishte që të të jepja pak kohë. Dhe, kisha të drejtë. Nuk gabova që veprova kështu. D.m.th ai nuk kishte bërë shaka kur mbrëmë më kishte thënë të rrija tek ai. Këtë e kuptova disi thellë në zemër, sikur edhe atë që, ne të dy, do të mund të ishim të lumtur së bashku. Dhe, me të vërtetë jemi, tash e një kohë të gjatë. Viktori më shëroi nga opsesioni im absurd, ëndrra e parealizueshme dhe nga dashuria ndaj njeriut i cili nuk meritonte asgjë. Dhe, m'i tregoi të gjitha bukuritë dhe magjinë e raportit dhe dashurisë së vërtetë, e cila çdo ditë ndërtohet dhe ndryshon pak nga pak. FUND


(Kosova Sot Online)