Ngjarje e vërtetë: M'i mori mendtë me pamjen e tij të bukur (3)

  • 19 February 2020 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: M'i mori mendtë me pamjen e tij të bukur (3)

- Do të thotë se që të dy jeni rritur me gjyshen dhe gjyshin? - Jo! -largoi flokun nga balli. Shikoj në sytë që me siguri provonte ta dinte se sa shumë di unë. - Falë Zotit, mua nuk më kanë rritur. Ai plaku, gjyshi ynë, ishte një bir bushtre i vërtetë! - Pse? Çfarë kishte bërë? - u shndërrova në veshë. Uli supet poshtë. - Ishte i shpejtë me shuplakat, ai matufi plak. Dhe jo vetëm kjo... Mos, mos të lutem, mos më pyet më. Dëshiroja të dëgjoja aq shumë për të, për gjyshin e Nexhit, fëmijërinë e tij dhe atë gjyshin e tmerrshëm, por ishte më se e qartë se nuk do të ma thoshte asnjë fjalë të vetme. Në disa ditët e ardhshme, pandërprerë kam menduar për atë bisedë, por atëherë ndodhi diçka tjetër, që bëri gjithë vëmendjen time ta vendosë diku tjetër. Miki përsëri e kishte plaçkitur një dyqan dhe ishte kapur me këtë rast. Tash kur burri im dhe unë përsëri kemi mbetur vetëm, kam shpresuar se marrëdhëniet tona do të përmirësohen. Por, jo, u mashtrova. Pasi që ai punonte natën, e unë gjatë ditës, mezi se shiheshim. Pos kësaj, Nexhi gjithnjë e më herët shkonte në punë, edhe pse orari i punës i fillonte në ora dhjetë në mbrëmje. I vetmi person, të cilit mund t'i tregoja për hallet e mia ishte Vlera. Dhe, kështu ia hapa zemrën time.

- A dëshironi të më thoni se nuk jeni e lumtur në martesë? - më pyeti duke ndritur vetullat. - Më herët nuk më thoshe asgjë... - Nuk kisha për çfarë të ankohem. Nuk kam mundur të ta them se më rrah, dhe se më tradhton. Por, pa marrë parasysh për këtë, më duket se martesa jonë po vdes. Vlera provonte të më ngushëllonte se as në martesat e tjera nuk ishte situata aspak më e mirë dhe se ndoshta kjo ishte një fazë kalimtare. Më pastaj kemi vazhduar të bisedojmë për gjërat e përditshme. Në mes të bisedës, shikimi më ra në gazetën, e cila ishte në tavolinë. - Çfarë është kjo? - po murmuritja me veten time, duke lexuar një artikull me shkronja të mëdha. - Me sa duket një maniak po vë zjarre nëpër godinat e zbrazëta. Tashmë autoritetet kanë frikë se ai mund të përqendrohet në banesat e banuara. - A e dinë se për kë bëhet fjalë? - pyeta me çudi. - Jo, por disa psikologë kanë bërë analizën e keqbërësit. Thonë se me siguri bëhet fjalë për një mashkull në moshë të re, të vetmuar. Me sa duket vënia e zjarreve e eksiton dhe i ofron ndjenjën e të fuqishmit, fuqi të cilën nuk e ka. Bëra me kokë dhe befasisht m'u kujtua diçka. - A e di se pikërisht për këtë, Nexhi e ka humbur vendin e tij të punës? - thashë ashtu, duke ndier se sa shpejt më rrihte zemra. - Mos më thuaj - u çudit Vlera. - Çfarë ka ndodhur? - Ishin djegur dy godinat që ai i ruante. - Nuk po të shkon mendja se mos vallë ai kishte vënë zjarret? - bërtiti ajo disi me zë të lartë, saqë disa kalimtarë të rastit e kishin kthyer kokën në drejtimin tonë. - Jo, natyrisht se nuk ishte ai - thashë unë. Por, në thellësinë e zemrës isha e sigurt për një gjë të tillë. Po afronte përvjetori ynë i parë i martesës dhe unë shpresoja se ky rast do ta zgjonte Nexhin nga gjumi dhe të mendonte për ne. - I dashur, do të duhej ta festonim këtë - thashë ashtu duke ia vendosur duart përreth qafës së tij. Nexhi më shikoi thuajse isha i çmendur dhe u largua prej meje. - Si të erdhi kjo ide menjëherë? - më pyeti ashtu i habitur. - Të themi se kam dëshiruar pak romantikë dhe pak ledhatime.

Gjërat si këto nuk janë aspak në martesën tonë. - Vetëm mos fillo të rënkosh - më tha me një shprehje padurimi në fytyrë. - Martesa jonë është krejt normale,sikurse edhe të gjitha martesat e tjera. Nuk kishin kaluar as dy javë të plota prejse kur ne e kishim bërë këtë bisedë. Në një klub nate kishte shpërthyer një zjarr mjaft i fuqishëm, në të cilin klub kishte punuar Nexhi. Për këtë rast ai më informoi porsa isha zgjuar në mëngjes. - Gjithçka ishte djegur sikurse të ishte një fije shkrepëse - më tha ashtu i habitur, derisa kishte ardhur dhe ishte ulur në skajin e shtratit tonë të gjumit. - Përsëri zjarr? O, Zot, si është e mundur kjo? - pyetja pa ndërprerë. - Kush është fajtori i këtyre zjarreve? - e pyeta unë.- Ndoshta dikush rastësisht ka hedhur ndonjë fije shkrepëse. - Falë Zotit që askush nuk kishte pësuar - ashtu e menduar po e komentoja ngjarjen.. - Vallë përsëri zjarr në godinën ku kishte punuar Nexhi? - kishte bërtitur ashtu e frikësuar Vlera në mëngjesin e radhës kur i tregova. - Si është kjo e mundur? - Oh të lutem, fol pakëz më qetë - provova ta qetësoj. - Ai thotë se dikush ka hedhur ndonjë cigare të ndezur. Çfarë rastësie, apo jo? Vlera për disa momente më kishte shikuar e më pas me paramendim e kishte komentuar gjithë ngjarjen. - Ti nuk beson se kjo është rastësi, apo jo? Nuk iu përgjigja fare. Thirrja nga një dhomë e një të sëmuri më erdhi sikur ta porosisja për ta shmangur këtë bisedë. Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Burri im nuk mund të jetë ai i çmenduri, të cilin po e kërkojnë. /vijon/


(Kosova Sot Online)