Ngjarje e vërtetë: M’i mori mendtë mua, por edhe babait (4)

  • 13 March 2020 - 15:20
Ngjarje e vërtetë: M’i mori mendtë mua, por edhe babait (4)

O, për mrekulli - po kthehem i lumtur pasi që sërish jeni e interesuar - por... jetoni këtu? - pyeta duke ndërruar temë, si dhe duke vështruar me gjakftohtësi ndërtesën e konviktit të studentëve. - Po. Në cilin konvikt jeni ju? Këtu nuk të kam vërejtur. - Nuk banoj në konvikt. Kam banesën në qendër - nuk mund ta fshihja ligështimin që më kaploi në zërin tim. - Ah, ashtu - më tha me qetësi me një shkëlqim në sy. - Shiko, me të vërtetë jam për ngut. Shihemi! - u zhduk me shpejtësinë e erës. Më pushtoi, me plogështoi dhe iku. Ishte vonë kur m'u kujtua pse nuk i shkëmbyem adresat e internetit, numrin e telefonit, asgjë. Eha sa budalla që jam, budalla. Do të pres, ndoshta e takoj përsëri. E di se ku jeton dhe në cilin fakultet studion. Edhe pse do ta gjej për ndonjë ditë, shpresoj t'ia kujtoj fytyrën. Kam vendosur që veten time ta testoj. Jo vetëm se nuk e largoja dot nga mendja, por disa ditë rresht po mendoja për Kaltrinën. M'u fut nën lëkurën time, si asnjë vajzë më parë pas vetëm një takimi dhe pasi kishim shkëmbyer vetëm disa fjalë. Dhe sa më shumë që mendoja, më shumë më hidhej mendja që të shkoja në konvikt dhe ta takoja. Kjo nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. E kam humbur ndjenjën e kontrollit mbi veten time dhe kjo nuk më pëlqente aspak.

 

Sikurse unë nuk isha ai që udhëhiqja lojën, por e udhëhiqte ajo, ndërsa që ajo nuk ishte askund. Sa e bukur që ishte me modestinë e saj, njëkohësisht posedonte një bukuri të paparë. Në mendje më kishte mbetur dukje e saj, aq inteligjente që ishte. Ajo thënia se a e vogël është bota tashmë ishte arsyetuar me të drejtë. Këtë edhe unë e kam vërtetuar, kur pas disa ditëve e kam takuar Kaltrinën. - Kaltrinaaaa! - bërtita në rrugën përplot me njerëz.

Të gjitha kokat u kthyen në drejtim timin, pos kokës së saj. - Kaltrinaaa!! - vazhdoja unë të bërtisja derisa më në fund e ktheu kokën. Nuk dëshiroja që përsëri të më fshihej diku pas këndit dhe që të më humbiste nga shikimi. Më njohu dhe me lehtësi më foli. Vrapova pas saj dhe kur u ndala isha mbushur me frymë. - Hej, Kaltrina, më duhet të të jap diçka. -Nga xhepi nxora dorezën prej pambuku, e cila i kishte rënë pas takimit tonë të fundit, të cilën e mbaja me vete, në xhep. Mendova se dorëza do të ishte një shkas i mirë edhe për një takim tjetër. - Oh, faleminderit, tashmë kisha filluar të pajtohem me fatin se nuk do ta gjeja kurrë. Pra, më kishte rënë atë ditë derisa po shëtitshim - më tha e gëzuar, duke u gëzuar për dorëzën e thjeshtë. - Po, e pashë kur t'i po vrapoje në drejtim të ndërtesës. - Jam nisur për një çaj të ngrohtë - më tha duke e futur dorezën në çantë. - Eja, do të qeras. Sot është shumë ftohtë. Ishte më komunikuese sesa që mendoja, kështu që e pranova propozimin e saj. Kemi pirë çaj, si dhe e kemi vëzhguar trurin e njëri-tjetrit, duke menduar t'ia qëllojmë se çfarë kishim në mendje. Ah, sikur ta dija se çfarë po sillej në trurin e saj, derisa ne po pinim çaj, me siguri se jeta ime do të kishte rrjedh tjetër. Nuk fola gjë, vetëm po e shikoja, madje edhe gjërat më të imëta që i kishte në fytyrën e saj.

- Çfarë ka? A mos kam pikur diku? - më pyeti. Jo i thashë, vetëm jam habitur paksa. I tëri isha humbur karshi kësaj vajze. - Më fol pak për studimet tuaja - më shtyri në bisedë. - Paj, ashtu siç edhe të thashë, planifikoj që studimet e mjekësisë t'i përfundoj sa më shpejt që mundem, e më pas të specializoj në fushën e kirurgjisë plastike dhe kirurgjisë rekonstruktime. Punë familjare... - Kaltrina po më dëgjonte me interesimin më të madh. - Si po mendon ashtu, punë familjare? - më pyeti e habitur. - Kemi një poliklinikë, turizëm shëndetësor, e kupton. - Po, kam dëgjuar diçka rreth kësaj. Është mjaft popullor - më tha ashtu e interesuar. - Dhe? Si po ecën puna? - O, po, zakonisht vijnë të huajt, por nuk do të mund të besonit se si gjithnjë e më shumë ka femra të 'rëndomta', që do të guxoja të thosha se janë amvise, që vijnë për përmirësime plastike. Babai, i cili vetë është kirurg estetik, dëshiron që unë një ditë ta marr gjithë punën, dhe thënë të drejtën, më bën presin që t'i përfundoj studimet - thashë disi pa e fshehur krenarinë fare. Kjo në fakt edhe nuk është e vërtetë, sepse Llukmani, si vëllai im më i madh kishte më shumë përvojë pune, por mua nuk më pengonte t'i ushqeja shpresat e tilla, sepse kirurgu estetik ka rëndësi më të madhe se sa një dentist i thjeshtë. Thënë të drejtën, me këtë rast nuk po respektoja aspak profesionin e vëllait më të madh. /vijon/


(Kosova Sot Online)