Po ju gënjen apo jo? Këto 16 detaje ju ndihmojnë të ‘lexoni’ fytyrën

  • 17 mars 2020 - 09:04
Po ju gënjen apo jo? Këto 16 detaje ju ndihmojnë të ‘lexoni’ fytyrën

Kur flasim me një person, ne marrim vetëm 30% të të gjithë informacionit përmes fjalëve, ndërsa të gjithë pjesën tjetër të informacionit mund ta zbulojmë tek lëvizjet, toni i zërit dhe mjetet e tjera të komunikimit jo-verbal. Kështu që, nëse doni të dini se çfarë ndjejnë miqtë tuaj në çdo moment, është më mirë të shikoni fytyrat e tyre. Përpiquni të jeni jashtëzakonisht të vëmendshëm dhe do të mësoni shumë gjëra të reja rreth tyre.

Psikologët ndajnë 16 mënyra që do t'ju ndihmojnë të lexoni njerëzit si një profesionist.

1.Vetullat

a. Vetullat e ngritura dhe të lakuara mund të nënkuptojnë që një person është i befasuar. Dhe sa më të habitur të jenë, aq më lart ngriten vetullat. Ngritja e vetullave është gjithashtu një shenjë e hapjes dhe tërheqjes ndaj jush.

b. Vetullat e ulura simbolizojnë zemërmin.Gjatë kësaj lëvizjeje, do të shihni edhe rrudha vertikale mes vetullave.

c. Pjesët e brendshme të ngritura dhe të afruara ndaj njëra-tjetrës sinjalizojnë trishtimin.

2. Sytë

a. Të parit lart dhe djathtas tregon se personi popërpiqet të përdorë imagjinatën ose po ju gënjen.

b. Të parit lart dhe majtas tregon se personi po përpiqet të kujtojë diçka.

c. Të parit poshtë tregon se personi është zënë ngushtë, është nervoz ose ka vetëbesm të dobët. Ndonjëherë është edhe shenjë e të ndjerit fajtor.

ç. Nëse sytë e një personi lëvizin shpejt nga njëra anë në trjetrën, tregon se ata janë të nervozuar ose ndihen të pakënaqur që ndodhen me ju.

ç. Bebja e hapur e syrit tregn frikë ose faktin se personi është i interesuar ose i dashuruar me ju.

d. Përkundrazi, bebe të zvogëluara tregojnë se personi është i acaruar.

dh. Nëse shihni formim të rrudhave në bishtin e syrit, personi është duke qeshur ose është duke u argëtuar.

3. Buzët

a. Buzët në këtë formë tregojnë emocione negative si zemërimi, përbuzja, zhgënjimi ose mosmiratimi.

b. Nëse dikush po kafshon buzët, ai po përpiqet të qetësohet, sepse ndihet i shqetësuar.

c. Nëse njëra anë e buzës është ngritur, kjo tregon përçmim ose urrejtje.

ç. Nëse cepat e buzës ulen poshtë, kjo tregon trishtim.

4. Duart

a. Prekja e qafës mund të thotë që një person po përpiqet të mbrojë veten kur ndjen siklet.

b. Prekja e hundës është një sinjal që personi po gënjen.

(Kosova Sot Online)