Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (19)

  • 22 March 2020 - 16:46
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (19)

Perëndimi i diellit prapa shpinës së tij e kishte erëzuar këtë moment dhe e kishte ngjyrosur me romantikë. Sytë e tij të kaltër po shkëlqenin, ajo u shtang, ishin kthyer disa emocione të largëta e të harruara tashmë, ndërsa Lulja tha: -Më duket, sikur të mundnim. Atë natë e kishin kaluar në shtëpinë e tij, në shtratin e tij. Ishte i kujdesshëm, i afërt, i kishte thënë gjërat më të bukura në botë, ndërsa që Lulja kishte dashur që kjo të zgjatë dhe të jetë e vërtetë. Por, para se të flinte, për një moment në vend të Valdrinit iu duk se ishte Iliri.

KAPITULLI I DHJETË

Kishte qëndruar në qytet për dhjetë ditë, deri në kohën kur Valdrinit i ishte dashur të kthehej në Gjermani. Ditët i kishin kaluar së bashku, ashtu sikurse edhe dikur. Megjithëse iu duke se ata po pajtoheshin mirë dhe gjërat e këqija i kishin lënë pas shpinës së atyre. Lulja tashmë ishte e vetëdijshme se ishin të rritur, të cilëve largësia u vë pengesa të shumta. Kur ishin ndarë, Valdrini i kishte premtuar se nuk do të shkojë as një muaj i plotë dhe ai do të kthehej në kryeqytet. -Më gjatë nuk mund të duroj.

E, atëherë do ta kuptojmë, nëse dëshirojmë ta ndajmë jetën së bashku apo kjo ishte vetëm një reflektim i së kaluarës. -Po, do ta shohim. -Luljeta, më dërgo porosi sa herë që të bie ndërmend. -Edhe ti mua. -Të puth. -Edhe unë ty. Mezi u ndanë. Por, porsa kishte hyrë në banesë, kishte vrarë mendjen, nëse Iliri kishte provuar të vijë tek ajo, a ishte para derës së saj dhe për çfarë arsye as Valdrini as askush tjetër nuk kishin mundur ta bindnin të mos mendonte për atë djalosh. Të nesërmen, i kishte grumbulluar të gjitha shoqet për t'u treguar se çfarë i kishte ndodhur. Natyrisht, së pari ishte dashur t'u shpjegonte kush ishte Valdrini dhe ta përpijë zemërimin e tyre, pse nuk e kishte përmendur më parë. Të gjitha shoqet, pos Shpresës, kishin mbetur të habitura, se sa romantike ishte kjo, që pas kaq shumë vitesh përsëri të takohen dhe t'ia falin njëritjetrit çmenduritë e së kaluarës. Por, Lulen e kishin brengosur heshtja dhe fytyra serioze e Shpresës.

Prandaj, edhe nuk e kishte befasuar që ajo kishte mbetur e fundit për të komentuar dhe menjëherë e kishte pyetur se çfarë kishte ndodhur me Ilirin. - Asgjë Shpresa, çfarë do të kishte ndodhur me Ilirin? Menjëherë pas bisedës sonë u largova nga kryeqyteti. As nuk jemi dëgjuar as nuk jemi takuar. -Nuk të ka thirrur? -Po, kur ti u largove nga këtu. Or, nuk jam lajmëruar në telefon. -Unë mendoj se po gabon në lidhje me atë njeriun, Valdrinin. E gjithë kjo vetëm pse ai djalosh është dashuruar në ty, i cili te ti sheh 'nënën', kështu që tani po kërkon rrugëdalje. /vijon/

(Kosova Sot Online)