Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (34)

  • 06 April 2020 - 15:15
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (34)

Flisnim rreth asaj se sa shpejt do të vendosë për martesë, ku Valdrini i kishte thënë se gjithçka ishte gati për shkuarjen e saj, njëjtë sikurse që kishte bërë edhe para trembëdhjetë viteve. Madje, edhe Lulja po shikonte me romancë, si një provim pranues, të cilin do ta kalonin të dy. Ata po shëtisnin nëpër qytete, ku të gjithëve ua kishin kumtuar lajmin se do të martoheshin. Mund të thuhej se askush nuk kishte parë gjë të pazakontë, as nuk e kishin vërejtur se janë ndarë ndonjëherë. Ditën e fundit, disa orë para se të afrohej autobusi për në kryeqytet, ishin në drekë po përshëndeteshin me disa puthje. -I di të gjitha. E di cilat dokumente duhet t'i marrësh. Shpresoj se deri për vitin e ri të mund të jemi bashkë. -Po, Valdrin e di.

Ti përkujdesu për pjesën tënde, unë për timen. A mendon se do të gjej punë atje? -Natyrisht, pasi flet tri gjuhë të huaja, në secilin vend do ta gjesh. Mos u brengos asgjë. Ma bëri me kokë, pothuajse nuk kam pse të brengosem për asgjë. -Shpresoj se nuk do të kapë nostalgjia? Lulja po mendohej. Po mendonte dhe e dinte se do t'i mungonte familja e saj, miqtë, mësuesit e tjerë, e po ashtu edhe Iliri. Por, ndryshe nuk mund të bëhej. -Do të jem në rregull. Jam marrë vesh me të mitë të mos e shesim banesën në kryeqytet, por ta japim me qira. Së paku të jem e sigurt se do të qëndroj në Gjermani. -Dëshiron të thuash se ende nuk je e sigurt? -Valdrin, gjithçka mund të ndodhë. Unë mendoj se jemi për njëri-tjetrin dhe do të pajtohemi mirë, por është budallallëk të themi qind për qind. Nuk ishte i kënaqur për këtë komentim, por nuk tha gjë. Pas një kohe ashtu i nervozuar, kishte lënë pirunin në enë dhe e kishte shtyrë atë. Lulja e kishte shikuar ashtu, e brengosur. -Nuk është diçka në rregull me ushqimin? -Jo, në rregull është.

Por, më duhet të të them diçka. -çfarë? U duk në fytyrën e tij se dëshiron të thotë diçka jo të mirë. -Një imtësi, që nuk ta kam thënë. -Cilën? -Unë, Lule, nuk jam shkurorëzuar edhe zyrtarisht. Kjo deklaratë ishte si një vetëtimë në kokë, si gënjeshtër që kishte mundur ta thoshte më herët. Ajo urrente meshkujt e tillë, për të ishin vetëm qyqarë. E ajo ishte e ulur matanë rrugës. -Pse po ma thua tani? -Nuk kisha forcë, kam menduar se nuk do të dëshirosh të vish me mua shkaku i kësaj. Mendoj, unë edhe më tutje jetoj me atë grua, shkaku i fëmijëve, midis nesh nuk ka gjë, nuk flemë së bashku, por jemi mësuar ta ndajmë banesën. /vijon/

(Kosova Sot Online)