Ngjarje e vërtetë: Dita kur i dashuri më goditi në fytyrë (2)

  • 09 April 2020 - 15:26
Ngjarje e vërtetë: Dita kur i dashuri më goditi në fytyrë (2)

Ishte tepër i bukur. Ishte ashtu me shtat të lartë, të themi se ishte aq sa kisha dëshiruar unë, por që edhe sytë i kishte të kaltër, ndërsa që sytë e kaltër edhe ishin pika ime e dobët, që nuk mund t'u rezistoja fare. Më pas dola nga dhoma e mbushur plot tym, pasi që kisha thithur shumë cigare dhe u vendosa në tarracë, që të marr pak frymë dhe ajër të pastër, ndërsa që në momentin tjetër ai pothuajse u ngjit për meje dhe trupin tim. Ai quhej Mentor, që të dy ishim në një moshë të barabartë dhe ai po studionte veterinarinë. Gjatë ditëve të fundjavës ai po ushtronte fëmijët futboll, deri në moshën 15-vjeçare. Me të vërtetë ai më dukej si një mashkull i përsosur. Madje, ai m'u duk kaq i përsosur, saqë brenda vetëm disa muajsh unë braktisa dhomën time studentore, të cilën e ndaja me dikë tjetër dhe menjëherë u zhvendosa për të jetuar me Mentorin. Mentori, që nga momenti kur kishte filluar të shkollohej, kishte jetuar me gjyshen e tij. I ati i tij atë e kishte braktisur, kur kishte qenë shumë i ri, ndërsa pas kësaj ngjarjeje, e ëma e tij ishte martuar me një mashkull tjetër e më pas ajo kishte shkuar të jetojë në Gjermani.

Ata shumë rrallë po flisnin e më rrallë ishin takuar, përderisa që pas kalimit të kohës as nuk ishin takuar as nuk kishin biseduar më në telefon. Pikërisht për këtë arsye, gjyshja e tij ishte përkujdesur që ai të bëhej një njeri i edukuar dhe të ketë sukses në jetën e përgjithshme. Pas një kohe të caktuar unë kuptova se i dashuri im, më i miri dhe më i bukuri, kishte një temperament të lartë. Më pas e kisha kuptuar se paksa kishte mbetur me studime, se zakonisht po mungon në ushtrimet për fëmijët, si dhe në ditët e fundjavës kur gjyshja e tij do të shkonte në fshat, apo diku tjetër, ai do t'i thërriste miqtë e tij të pandarë, do të dëgjonin muzikë të zhurmshme, ku të gjithë do të mblidheshin tok dhe do ta 'thithnin' nga një. Kur një ditë e thashë se banesa jonë është shndërruar në një stallë të vërtetë bagëtish, dhe se do të ishte mirë që së paku pasi të jenë argëtuar ta pastronin atë që kishin lënë pas, pasi që kjo tashmë ishte bërë një obligim imi ditor, Mentori u zemërua tepër me mua. Edhe pse atë natë kam bërë gjumë me lot në sy, një natë pas, Mentori erdhi në shtratin tim dhe më përqafoi, kështu që unë ia fala atij dhe po i shpjegoja pse ia kisha thënë një gjë të tillë. Por, më pas, këto ngjarje filluan të përsëriten shumë shpesh. Filloi të më bërtiste pse nuk arrija në kohë, se ai kishte mbetur i uritur gjatë gjithë ditës, se nuk po mundte t'i gjente cigaret e tij, se unë isha ajo që kisha shpenzuar të gjitha të hollat e përbashkëta, edhe pse shumica e tyre ishin të hollat e mija. Isha e tëra e trishtuar, më pas edhe fillova t'i lëshoj mësimet në fakultet, si dhe fillova të mungoja edhe në disa ligjëratat kryesore. Gjithë kjo kishte kulmuar gjatë një fundjave, kur ekipi i tij i dashur përsëri ishin grumbulluar në dhomën tonë, derisa unë vërejta se si njëri nga miqtë e tij po kontrollonte në çantën time, duke kërkuar të holla, i cili pa fije ndërgjegje po hidhte gjërat e mia dhe nuk po çante kokën aspak për këtë. Më pas unë u inatosa dhe e hodha nga banesa. Kur Mentori e kishte kuptuar atë se çfarë kishte ndodhur, vrapoi tek unë në kuzhinë dhe ashtu i zemëruar më goditi në fytyrë. Ashtu mblodha disa nga gjërat e mia, pasi që edhe nuk më kishte lejuar të marr më tepër, ndërsa që të gjitha të hollat e mia, që ai po i mbante, nuk më lejoi t'i merrja me vete. Isha ulur me orë të tëra dhe po qëndroja në stacionin e trenit, e poshtëruar dhe e turpëruar nga vetja ime, sikurse të isha njëra ndër femrat më pa fat në botë.

Krejt në fund e kam lajmëruar nënën time. Nuk ishim dëgjuar për një kohë të gjatë. Pasi kishin kaluar disa orë, ajo me nxitim erdhi tek unë dhe e kemi përqafuar njëra-tjetrën. Edhe për një kohë më vinin porosi dhe disa thirrje telefonike nga Mentori, e më pas e kam ndryshuar edhe numrin tim të telefonit. Për fatin tim të mirë, nuk e kam takuar kurrë në jetën time dhe kjo ishte hera e parë në jetën time pse po gëzohesha, që nuk po e takoja një njeri. FUND

(Kosova Sot Online)