Roman dashurie: Sharmant apo romantik (5)

  • 02 May 2020 - 16:36
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (5)

KAPITULLI I KATËRT Shikim i parë nëpër dyert e zyrës së drejtoreshës e kishte hutuar. Nëse pjesa tjetër e firmës nuk ishte në binarët e duhur, atëherë kjo zyrë ishte krejt e kundërta. Muret ishin të bardha, në ato mure po qëndronin të varur kalendarët, sidomos të partnerëve të biznesit, ndërsa që dy tavolina të zakonshme prej drurit kishin qenë të mbuluar me letra. Prapa tavolinës po qëndronin disa dollapë, në të cilët po qëndronin shumë libra, ndërsa që vetëm kompjuteri ishte shenjë se këtu punohet diçka. Mashkulli, i cili u ngrit ta përshëndeste edhe nuk ishte aq i rregulluar.

Mund të thuhej se ishte afër të dyzetave, por sikurse të mos kishte disa qime të thinjura në flokët e tij të zezë si terri, Sheqerja do të mendonte se ishte më i ri në moshë. Nuk e kishte fytyrën e bukuroshit, por në buzëqeshjen e tij kishte aq shumë sharm, saqë kishte filluar ta pyeste veten e saj, nëse kjo është buzëqeshja, të cilën secila femër e kërkonte nga mashkull. Sytë e tij ishin të zinj dhe të vegjël, hundën e kishte të vogël për një mashkull, por e gjithë kjo po i përshtatej ajo për të cilën Sheqerja shoqeve të saja u kishte rrëfyer se ishte “sharmant dhe i bukur”. - Na falni që keni pritur. Unë jam Mirlindi.

Shtrënguam duart me të, duke vlerësuar këmishën e tij që e kishte të veshur. Sipas saj, nuk ishte asgjë për të nxjerrë nga ky takim, pos se ai ishte një njeri i punës. I kishte treguar ku mund të ulej, e kishte lajmëruar sekretaren dhe i kishte porositur një kafe. - Unë menjëherë do të kaloja në punë, pasi që për momentin jam shumë në stres. Sot është e hënë, e kjo do të thotë se nuk më mjaftojnë as 24 orë punë për ta përfunduar gjithë punën, që e kam para syve. Pra, të fillojmë. A e dini pse ju kam thirrur? Sheqerja nuk po mund të relaksohej. Me artistët ishte e lehtë të bisedohej, ata nuk po respektonin agjendën në takimet e para, ndërsa që me dy fjali do t’i thoshin pse e kanë angazhuar. - Thënë të drejtën, nuk e di. Shoku im, i cili më ka lajmëruar për interesimin tuaj nuk më ka dhënë asnjë shpjegim apo detaj tjetër. - Mirë. Me pika të shkurta do t’ju tregoj për çfarë bëhet fjalë.

Edi se ndoshta e gjithë kjo nuk do t’ju tingëllojë aq inspiruese, pasi që e di se në çfarë projektesh të tjera interesante keni punuar. Bëhet fjalë për një hotel. Sheqerja nuk po mund t’i rregullonte vetullat e saj, ndërsa që për Mirlindin ishte mjaft e çuditshme. Ky reagim i saj atë e kishte bërë të qeshte, por menjëherë kishte filluar me tregimin. - Po, për një hotel. Në fakt unë jam njëri nga pronarët e hotelit, i cili gjendet në Greqi, disa kilometra larg me Maqedoninë. Ka filluar të punojë para disa ditëve, por unë nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh atje. Edhe pse është një hotel me pesë yje, janë edhe disa gjëra, të cilat, me ndihmën tuaj, do të doja t’i ndryshoja. /vijon/

(Kosova Sot Online)