Roman dashurie: Sharmant apo romantik (9)

  • 07 May 2020 - 15:28
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (9)

Nuk kishte marrë shumë të dhëna, asgjë më shumë sesa që Mirlindi gjatë bisedës i kishte thënë. Ishte kërkuar nga ajo që të paramendojë gjërat dhe me ndihmën e inxhinierëve të saj adekuatë ta krijojë një skenografi për hotelin dha hapësirat e tij, e më së shumti e kishte çuditur që në listë ishte edhe qendra për fitnes. Sipas saj, përfundimisht ishte shumë e sigurt se dikush nuk kishte ditur ta bëjë dallimin midis skenografisë dhe enterierit. Që aty ajo kishte mundur edhe të betohej se nuk do ta pranonte punën. E më pas erdhi momenti i nënshkrimit të kontratës nga të tri anët, me nënshkrime dhe me vulë të kopanisë. Vetëm nën emrin e saj, kishte mbetur një hapësirë e zbrazët dhe nuk kishte nënshkrim. Ajo po shikonte disa kushte aty, në disa pjesë të kontratës, por më së shumti e habiti ajo pjesa ku ishin financat. Shuma, e cila ishte cilësuar për honorar, ishte më e madhe se ajo ku kishte fituar me tre filma bashkë, në të cilët ajo kishte punuar. Disa herë rresht i kishte numëruar zerot dhe iu duk se ishte bërë ndonjë gabim.

E, aty ishte edhe një shumë tjetër, shumë më e madhe, shumë kjo që tregonte të hollat, të cilat ajo i ka në dispozicion për t'u marrë me projektin. Nuk po mund të mos e konstatonte se Mirlindi po dëshironte ta mbulonte me të holla. Kjo disi nuk po i pëlqente edhe aq, madje po i dukej tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Iu desh që me urgjencë ta vërtetojë këtë, e vetëdijshme se paga e madhe e tërheq të mendojë edhe një herë, nëse do ta pranojë apo do ta refuzojë punën. Mu për këtë arsye, ajo menjëherë e ka lajmëruar të sajin, i cili edhe ia kishte rregulluar takimin. U takuan me të në një tollovi dhe nuk kishte dashur ta pushtojë me pyetje. - Vetëm ma thuaj sa është serioze kjo. - Sheqere, a mos të ka shkuar mendja se unë do të dërgoja në një takim pune me disa sharlatanë. Mirlindin e njoh tash e disa vite dhe ai është një njeri i punës, por nuk dëshiron të zbulohet shumë, jeton një jetë modeste dhe shumë normale. Nëse keni ndonjë dyshim në seriozitetin e punës së tij dhe nëse puna është e sigurt apo jo, harroj të gjitha. Unë të garantoj për këtë. Kur e ka ndërprerë lidhjen, thuajse në kokë po i mbretëronte kaosi.

Paratë po e tërhiqnin, por mënyra dhe frika për një punë, si kjo, e kishin frenuar të merrte një vendim. Pas gjysmë orë, duke e bindur veten e saj, e mbushur me imagjinatën rreth punës së saj, ajo kishte vendosur që përgjigjen e saj Mirlindit t'ia dhurojë, por me vetëm një kusht. Përsëri e kapi telefonin, por në momentin e fundit hoqi dorë. Nëse do t'i lajmëronte menjëherë se është e interesuar për punën, do të mund të dukej thuajse është e interesuar vetëm në para. Ajo nuk dëshironte që Mirlindi ta përjetonte në atë mënyrë. Kështu, ajo kishte vendosur të priste deri në javën tjetër e më pas ta lajmërojë atë për vendimin që e kishte marrë. /vijon/

(Kosova Sot Online)