Roman dashurie: Sharmant apo romantik (16)

  • 16 May 2020 - 17:12
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (16)

Dhe ti për këtë më ke thirrur? - Nuk do ta thërrisja vetëm për këtë. E di, për dhjetë minuta ai do të vjen këtu. Dhe, do të duhej t'ju njoftoj dhe kështu. Por, unë duhet ty të lus për një shërbim, pasi që ndoshta kjo është mundësia e fundit të jem me të. Ti shtiru se ai nuk të intereson, ulu këtu për gjysmë ore, e më pas i thua se shkon ta takosh një djalosh, i vetëdijshëm se nuk mund të ketë gjë me ty. E më pas, ndoshta unë do të jem në gjendje të bëj diçka më shumë. Sheqerja po mbështetej te shoqja e saj. Iu duk jo gjest i mirë ta përdorë për qëllimet e veta. - Këtë ke mundur të ma thuash edhe përmes telefonit, e jo të më përdorësh kështu. - Të lutem, më ndihmo, do të thotë shumë për mua. Natyrisht, nuk kishte mundur ta refuzonte, jo tani, por asaj nuk i pëlqente pse duhet ta refuzonte atë.

Petriti me të vërtetë u shfaq pas pesëmbëdhjetë minutave. Sjellja e tij nuk e kishte zbuluar pse kishte ardhur, por ishte llafazan, argëtues dhe sharmant. Bisedonte si me Sheqeren po ashtu edhe me shoqen e saj, Meritën, përderisa nga sytë nuk po largonte atë shikimin prej një vardisësi. Secilin moment po i pëlqente më shumë. Kishte harruar në kohën duke e dëgjuar aventurat e tij të dashurisë, të cilat i kishin shkuar pas. Krejt këtë ngjarje, Petriti ia doli ta shndërronte në sharm. E kishte vërejtur se shoqja e Sheqeres ishte nervozuar, por nuk e kishte idenë se për çfarë po bëhej fjalë, derisa për një moment nuk e kishte kapur për dorë dhe me një lëvizje të nervozuar i kishte treguar orën. Kishte kërcyer nga tavolina dhe kishte marrë çantën e saj. Petriti po e shikonte me habi, i ishte ndalur fjala në gjysmë. - Çfarë ndodhi me ty? - Më duhet të shkoj, tash mu kujtua. Kaloni mirë në pjesën e mbetur të mbrëmjes. Shoqja e saj po i pëshpëriste diçka pas shpinës, por ishte ngritur edhe Petriti. - Po vij edhe unë, do të të përcjell deri te vetura.

Tash Sheqerja ishte në situatë aspak të këndshme dhe nuk dinte si të nxirrej. Merita, shoqja e Sheqeres, e kishte tërhequr atë për dore. - Rri ti edhe pak, edhe ashtu ajo duhet të shkojë, ka takim me të dashurin. Sytë e Petritit për një moment u ngrysën, por nuk ishte kthyer për t'u ulur, por kishte larguar dorën e tij nga ajo e Meritës. - Mirë shumë, le të shkojë. Unë nuk po shkoj së bashku me të tek i dashuri i saj, po shkoj ta përcjell deri te vetura. U kthye me fytyrën e tij në drejtim të fytyrës së Sheqeres. - Shpresoj se kjo nuk të pengon? /vijon/


(Kosova Sot Online)