‘Mos bëni s*eks për një muaj, madje as mos puthni”, eksperti thirrje të fortë personave të shëruar nga Covid-19

  • 18 May 2020 - 12:49
‘Mos bëni s*eks për një muaj, madje as mos puthni”, eksperti thirrje të fortë personave të shëruar nga Covid-19

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me koronavirus duhet të shmangin marrëdhëniet seksuale për 30 ditë pasi të shërohen.

Kjo pohohet nga një ekspert mjekësor në Departamentin e Kontrollit të Sëmundjeve Thai, i cili madje përveç kësaj këshille, ka paralajmëruar edhe shmangien e puthjeve.

Veerawat Manosutthi, bazuar në një studim tek të prekurit nga Covid-19 ka arritur në përfundimin se duhet të shmangen të gjitha marrëdhëniet intime për 30 ditë.

“Ata që besojnë se janë shëruar nga virusi duhet të përdorin prezervativë kur bëjnë seks. Puthjet gjithashtu duhet të shmangen, pasi dihet se virusi mund të përhapet përmes gojës”, tha ai.

Gjurmë të virusit janë gjetur në spermën e mjeshkujve që ishin pjesë e studimit (të zhvilluar në Kinë tek 40 pacientë gjatë periudhës Janar-Shkurt).

(Kosova Sot Online)