Roman dashurie: Sharmant apo romantik (25)

  • 26 May 2020 - 15:29
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (25)

Kishte bërë një pauzë para se të qeshte dhe kishte bërë me kokë. - Jo, për fatin tim të mirë, jo. E më pas e kishte përqafuar përsëri dhe i ishte dorëzuar pasionit, dhe i tha: - Tash më vjen mirë që kam pritur... vetëm, të lutem, mos më shkatërro, të lutem. Këto fjalë iu ngulitën Sheqeres në kokë, por në atë moment nuk ishte e vetëdijshme se çfarë në fakt do të thoshin. U tërhoq me kohë nga apartamenti i saj, sa për të fjetur edhe pak dhe që të dy më pas, ndaras, të shfaqen për kafjall.

KAPITULLI I GJASHTËMBËDHJETË

Gjithë paraditen e kishte kaluar duke shëtitur nëpër hapësirat e hotelit, i cili ende nuk ishte i tëri i përfunduar, e në atë pjesë duhej të kishte diçka argëtuese, për ata mysafirë të cilët nuk dëshirojnë të luajnë bixhoz. Madje, një hapësirë e hotelit ishte menduar të shërbente për sportin e mundjes, ku vajzat do të bënin mundje në baltë dhe kjo shumë i kishte pëlqyer asaj. Pothuajse tashmë ajo e kishte një pasqyrë se si do të duhej të dukej e gjithë kjo, po imagjinonte si do të dukeshin dritat dhe ngjyrat intensive, madje zhurma e meshkujve, të cilët derisa vendosin bastet e tyre shikojnë vajzat, ashtu plot me baltë se si po rrëzoheshin dhe po jepnin më të mirën e tyre. Mirlindi ishte me të për një kohë të shkurtë, por se prej tyre nuk po ndahej as për një moment të vetëm menaxheri i hotelit, i cili po ecte ngadalë dhe si hije nuk po ju ndahej, kështu që ata nuk e kishin as mundësinë e vetme as që të prekeshin. Mundnin të komunikonin vetëm me gjuhën e syve dhe të trupit. Më vonë Mirlindi kishte shkuar ta përfundojë një tjetër punë, e ajo kishte vazhduar të mendojë e të imagjinojë. Në drekë përsëri ishin takuar me Mirlindin, por tash aty ishte edhe një grua tjetër paksa më e moshuar, pronarja e tretë, e cila po fliste shumë e që për Sheqeren dukej se ishte një monolog i mirë. Pasdite ia kishin dalë të shmangeshin në një apartament dhe për dy orë të bënin dashuri, duke e kompensuar gjithë atë që gjatë ditës nuk kishin mundur ta bënin dhe duke kompensuar krejt atë që nuk kishin mundur t'ia thoshin njëri tjetrit. Mbrëmjen e kishin kaluar po ashtu duke biseduar me njerëz, të cilët po ashtu ishin të lidhur me hotelin.

Por, paksa më herët se natën e kaluar kishin shkuar për të fjetur, përsëri duke e dëshiruar njëri tjetrin. Atë mbrëmje kishin çuar njëherë dashuri, pasi që të dy ishin të lodhur nga puna dhe pasioni. Kësaj radhe ishin takuar në dhomën e tij. Më pas Martini kishte fjetur, e ajo e kishte puthur në ballë për natë të mirë dhe ishte larguar vjedhurazi në dhomën e saj. Ishin marrë vesh që në mëngjes të niseshin për në shtëpi, pasi që Mirlindi kishte edhe disa obligime të papërfunduara, e ajo nuk kishte dashur të qëndronte në hotel pa të. Edhe ashtu ajo kishte parë mjaft, në mënyrë që, nëse e pranon punën, t'i bëj hapat e parë. Por, nuk kishte mundur shumë të mendonte edhe për aventurën e saj, pasi që e kishte tradhtuar gjumi dhe kishte fjetur. Në një kohë, ishte ngritur duke menduar se kishte dëgjuar një zhurmë në derë. Ashtu plot me panik, kishte kërcyer nga shtrati dhe i kishte hapur. Mirlindi po qëndronte para tyre dhe, kur i kishte hapur, ai me plot puthje kërceu në përqafimin e saj. Derisa po putheshin plot me pasion dhe po zhvishnin rrobat, ajo po e pyeste pse kishte ardhur. /vijon/

(Kosova Sot Online)