Roman dashurie: Sharmant apo romantik (26)

  • 27 May 2020 - 15:34
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (26)

- Kisha nevojë edhe njëherë që të të ndjej. Kishin bërë dashuri, e kur e kishte futur në gjumë, ishte larguar. Në mëngjes nuk kishte mundur të betohej nëse e gjithë kjo kishte qenë ëndërr apo kishte ndodhur vërtet, por kur ishin ulur në veturë, as që kishin mundur ta diskutojnë këtë, sepse nuk ishin vetëm, kishin edhe një udhëtar tjetër me ta, ishte djali i pronares që fliste shumë, i cili në momentin e fundit kishte vendosur të shkonte me ta e të mos e priste të ëmën e tyre. Kapitulli i shtatëmbëdhjetë Kishin kaluar tri ditë që nga koha kur ishte kthyer nga rruga.

Në ndarje e sipër ajo ia kishte dalë që Mirlindit t'ia ofrojë vetëm dorën, si dhe ta thithë shikimin e tij para se të largohej nga vetura. Kishte pritur se do ta thërriste, e në ato momente kishte punuar në disa skica për skenografinë që po e imagjinonte. E tëra po e drejtonte në romantizëm, pasion, mistere, në diçka të veçantë me të dhe me vulën e Mirlindit. E dinte se bukuria më e madhe ishte pikërisht aty që ishin në një vend tjetër, të rrethuar me shkëlqimin që zhduket, të relaksuar, pa përditshmërinë dhe pa premtime të mëdha. Koha po kalonte shpejt, ndërsa që Mirlindi nuk u lajmërua, e Sheqerja ishte e sigurt se ata të dy nuk mund të jetojnë në realitet. E as që kishte mundur t'i imagjinonte ata dy se si po bënin dashuri në shtratin e tyre të drunjtë, nën dritën e një poçi të thjeshtë. Por, kjo nuk e pengonte aspak që t'i ëndërronte prekjet e tij të zjarrta dhe ta mbajë si ikonë para derës së ëndrrave. Pas ditës së tretë e tëra po dukej si një ëndërr. Madje edhe kur i ishte lajmëruar sekretarja e tij dhe e kishte lutur të merrte vendim rreth nënshkrimit të kontratës u duk se realiteti ia kishte shkatërruar krejt vullnetin për ta pranuar punën. Por, e vetëdijshme se është mjaft e inspiruar për atë punë, me kënaqësi ia kishte kthyer përgjigjen sekretares së Mirlindit, duke ia bërë me dije se po e pranonte punën. I ishte caktuar takimi dhe ajo kishte edhe dy ditë të përgatitej për takimin me Mirlindin, tash në jetën reale. Kishte vendosur ta ndërtojë një barrikadë midis tyre, që në secilën mënyrë të mundshme ta ndalojë secilin tentim të tij për t'ia kujtuar të kaluarën midis tyre, se nuk i kujtohej gjë se kishte amnezi. Një natë para takimit derisa akrepat po i afroheshin orës dhjetë, e kishte thirrur mashkulli të cilin tashmë e kishte harruar.

- Petriti këtu, nëse të kujtohet një takim yni në rrugë. - Po, natyrisht, më kujtohesh. Por, më huton fakti që lajmërohesh tani? - Kisha obligime, por nuk është se nuk kam menduar në ty. Si do të jetë, të shihemi sonte dhe ta përmbushësh premtimin se do ta konsumojmë nga një kafe apo pije së bashku? Sheqerja kishte mbetur e hutuar. Ai djalosh nuk ishte asgjë në jetën e saj, por e intrigonte, megjithëse as vetë nuk e dinte pse. Ndoshta ishte pikërisht butësia e tij që e kishte bërë të ndihej ashtu. Mirlindi tek ajo ndikonte si një magnet të cilit është e vështirë t'i bëhej ballë, ndërsa që Petriti ishte si një komedi e mirë, të cilin do ta shikonte pa ndalur. Por, tek ajo ekzistonte inat, hidhërimi pse nuk e kishte thirrur kaq kohë të gjatë. /vijon/


(Kosova Sot Online)