Roman dashurie: Sharmant apo romantik (27)

  • 28 May 2020 - 15:33
Roman dashurie: Sharmant apo romantik (27)

 Më vjen keq, por nuk mundem sonte. - E pse jo? - Nesër kam një takim të rëndësishëm. Më duhet të fle dhe të pushoj. - Unë mendoj se ti je mjaft e suksesshme, dhe se me qeska në sy do të marrësh atë që dëshiron. - Ti ke përgjigje për gjithçka, apo jo? - Po mundohem në atë drejtim? Kishte menduar shkurtazi. Nuk po i dilej dhe aq nga shtëpia, e kishte nevojë të përgatitej edhe psikikisht në takim me Mirlindin. Nga ana tjetër, diçka e kishte tërhequr që të mos jetë aq serioze, e paorganizuar, ta lejojë Petritin ta dërgojë herët në shtrat. Pasi që kishte menduar, ajo kishte vendosur dhe i tha: - Mirë, një pije bën. Por, vetëm nëse ti vjen në shtëpinë time dhe më merr, sepse as që po më shkon ndërmend ta ndez rrëgallën time. - Natyrisht, as që e kam menduar se do të jetë më ndryshe. Ajo që tani dua të di është vetëm se ku po jeton dhe aty jam kur të ma thuash ti. Dëshira juaj për mua është urdhër.

KAPITULLI I TETËMBËDHJETË

Në një palë xhinse të shndritshme dhe në një bluzë të shkurtër me ngjyrë të kuqe, kishte dalë para ndërtesës dhe menjëherë e kishte vërejtur një veturë, me ngjyrë të kaltër të mbyllët. Derisa po e kalonte rrugën kishte mundur ta ndiente muzikën e me zë të lartë. Ishte një baladë moderne vendore. - Këngë e mirë - i tha ajo kur u ul në veturë. - Po, vetëm se unë kurrë nuk do të mendoja se ti dëgjon diçka të tillë. - Me të vërtetë? E çfarë ke menduar se unë dëgjoj, çfarë muzike? - Do të thosha se dëgjon diçka midis hip-hopit dhe këngëve popullore. - Dukja mashtron. E ktheu makinën. Ishin vozitur rrugëve, pa ndonjë vend të caktuar për të shkuar. - Çfarë ke bërë këtyre ditëve? E pyeta shoqen time për ty, më ka thënë se kishte shkuar në një udhëtim zyrtar. - Po, edhe isha. Nuk dëshironte që Petriti ta pyeste diçka më shumë për të. Vetë mendimi se diçka i kishte ndodhur asaj atje ishte në kundërshtim me atë që po ndodhte për momentin. Mirlindi dhe Petriti po dallonin mes vete si nata me ditën. Kishte provuar ta imagjinonte kështu si djalosh të relaksuar, se flet fjalë të ndryshme, të buta, të cilat ishte mësuar t'i dëgjonte nga goja e Metit, por edhe përkundër imagjinatës së saj të dhunshme kjo nuk i kishte shkuar për dore.

- Po e shoh se nuk ke dëshirë të flasësh shumë. Por, nuk ka lidhje, unë jam mësuar që të flas për të dytë. Kur ishte parkuar para një lokali, me shumë zhurmë, që njihej për shumë probleme me njerëz dhe alkool, ajo i tha: - Me të vërtetë mendon se është ide e mirë të hyjmë këtu dhe të pimë pijet? - Pse jo? - Brenda kam qenë vetëm një herë dhe kurrë më. Këtu ka tepër kaos për mua. - Mos u brengos, vetëm dua të takohem me miqtë e mi, nuk do të rrimë edhe për shumë kohë këtu. Ajo po hezitonte. - Hajde, Sheqere, kënaqu pak me njerëzit e zakonshëm. Nuk jemi që të gjithë artistë. Ka prej neve që jetojmë si era dhe asgjë më shumë, por ajo që jemi të aftë të bëjmë është se do të argëtohemi dhe të bëjmë të qeshësh. /vijon/

(Kosova Sot Online)