“Nëse nuk punoj për 6 muaj, klientët do të më harrojnë”- Prostituta në krizë si pasojë e koronavirusit: Unë duhet të ndërtoj intimitet me klientët, por…

  • 04 June 2020 - 10:41
“Nëse nuk punoj për 6 muaj, klientët do të më harrojnë”- Prostituta në krizë si pasojë e koronavirusit: Unë duhet të ndërtoj intimitet me klientët, por…

Me rregullat e reja të distancoi it social dhe me klubet e striptizmit e bordelet  të mbyllura, punonjëse e seksit në të gjithë botën thonë se të ardhurat e tyre thuajse janë zhdukur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas “BBC, nga frika për jetesën dhe shëndetin e tyre, disa prej tyre po ofrojnë shërbime në internet për të vazhduar punën.

Estelle Lucas ka punuar si eskortë për 10 vitet e fundit në Melburn, duke ndërtuar me kujdes marrëdhëniet e saj me klientët.

Por përhapja e COVID-19 dhe nevoja për distancim social ka ndërprerë punë e saj, duke e lënë të shqetësuar për të ardhmen.

“Nëse nuk punoj për 6 muaj, shumë nga klientët do të më harrojnë. Unë nuk mund t’i kontaktoj klientët e mi dhe thjeshtë të flas me ta. Kjo nuk funksionon në industrinë time. Ne duhet të ndërtojmë intimitet dhe kjo thjeshtë nuk është e mundur në mjedisin aktual”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)