Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (8)

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 15:29
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (8)

Mendimi se ajo nuk kishte veshur brekë, tek ai shkaktoi një rritje të dëshirës. - Pak më parë të cingëroi celulari – i tha, duke ia ofruar gotën me pije, me akull dhe me një grishë limoni. - Aha, të faleminderit! – ia ktheu ajo me gëzim, duke e hapur çantën për ta marrë celularin. Numri i thirrjes pa përgjigje i takonte agjentit të saj, zonjës Vlera. - Më duket se për sot më mjaftojnë bisedat rreth Doruntinës – tha e mërrolur, duke pirë një gllënjkë nga gota. Redoni e ndezi cigaren dhe u ul në kolltuk. - Kush të thirri? Ndonjë gazetar, a? - Jo, më kishte thirrur agjenti im. Agjentja, në fakt. Dje më tregoi se si duhet të sillem para gazetarëve, e tani me gjasë ka udhëzime të tjera për mua. Rrinte ulur afër tavolinës, me këmbë të kryqëzuara në mënyrë të hijshme, dhe duke sjellë numrin e Vlerës. - Më paske thirrur, Val? - A je e gatshme për lajme të mira, e dashur? - Shiko, pas asaj që më ndodhi me Doruntinën, kjo ditë meriton të më sjellë lajme të mira.

- Atëherë përgatitu që të gëzohesh shumë! Shoqata e krijuesve të modës të ka renditur në listën e pesë manekineve më të mira në botë! - Mrekulli! – Laura me të vërtetë u gëzua dhe ngrehu përpjetë nga gëzimi. – Ky me të vërtetë është një lajm i mirë, Val! Edhe pse, paksa i pritur, apo jo? Pas aq shumë revysh dhe ballinave të revistave nuk do të ishte logjike sikur të më përjashtonin nga përzgjedhja, apo jo? - Hëmmm... Më duhet që sërish, Laura, të ta tërheqë vërejtjen se manifestove vetëbesim të tepruar. Ti ke shumë arsye që të besosh te vetvetja, por këtë e kanë edhe dhjetëra manekine të tjera, manekine luksoze. Personalisht mendoj se edhe pesë, a gjashtë manekine, në mënyrë të padrejtë nuk janë përfshirë në këtë listë. Kjo do të mund të të ndodhte edhe ty, pa marrë parasysh sa e suksesshme je dhe sa vlen aktualisht. Kësaj here pate fat.

- Nuk bëhet fjalë për fat, por për atë që kam bërë gjatë vitit të fundit. Kam bërë kilometra të tëra në pistat e modës në mbarë botën dhe kam kaluar me orë të tëra para fotoaparateve. Unë këtë do ta quaja meritë, e jo fat! - Sikur siguria jote në vetvete, e dashur, të mos ishte në të mirë të karrierës tënde, atëherë me kohë atë do ta zvogëloja në një masë më reale. Na shkon shumë për shtati që janë në modë vajzat me vetëbesim të lartë, por kur në skenë të paraqiten vlerat, kam frikë se do të duhet të të ndryshojmë. - Kurrë! Pse do ta luaja rolin e vajzës modeste, nëse me të vërtetë disponoj me vlera reale, të cilat ma japin të drejtën që të jem e sigurt në vetvete?! A pajtohesh me mua, Redon?! – papritmas u kthye nga ai. (vijon)

(Kosova Sot Online)