Nuk pranoi të bënte s*ks me të, shefi i kthen jetën në ferr ish-punonjëses por e pëson keq. 25-vjeçarja merr 40.000 euro shpërblim

  • G.G /
  • 20 July 2020 - 11:51
Nuk pranoi të bënte s*ks me të, shefi i kthen jetën në ferr ish-punonjëses por e pëson keq. 25-vjeçarja merr 40.000 euro shpërblim

Një shef ia bëri jetën ferr punonjëses së tij duke i kërkuar favore s*ksuale.

Kur ajo nuk pranoi, 51-vjeçari u betua se do hakmerrej ndaj saj duke e shkatërruar profesionalisht por edhe si njeri.

Gjithçka filloi kur ata punonin së bashku në një kompani të madhe në Greqi dhe shefi i kërkonte punonjëses të bënin s*ks.

Obsesioni i tij me vajzën arriti deri në atë pikë saqë i dërgonte letra dhe mesazhe me përmbajtje fyese.

Ndaj 25-vjeçarja nga Heraklion vendosi të ndërmarrë veprimi juridike ndaj tij.

Dhe gjykata vendosi që 51-vjeçari t’i jepte 40.000 euro dëm shpërblim për dëmin moral që i shkaktoi.

Për ti prishur imazhin, shefi e portretizoi punonjësen si një femër të pamoralshme që ndryshonte partnerët e saj “si këmishat”.

Madje ai shprehej se ishte aq e pamëshirshme dhe imorale saqë kishte lidhje me të dashurin e motrës dhe mësuesin e saj të Shkollës së Mesme.

Sipas padisë, 51-vjeçari dërgonte letra anonime në ambientin e ri të punës ku ajo punonte dhe akuzonte vajzën e paidentifikuar se ishte në kërkim të burrave të bukur dhe se kishte për qëllim ti shkatërronte jetën atyre.

Ai ia ktheu 25-vjeçares jetën në ferr duke i dërguar mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese, ndërsa në disa të tjera i shprehte ndjenjat.

Sipas mediave greke, shefi pretendon se nuk ka lidhje me letrat anonime që shpërndaheshin në ambientin e punës për punonjësen.

(Kosova Sot Online)