Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën vetëm pasi që u ndava nga ai (7)

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 15:17
Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën vetëm pasi që u ndava nga ai (7)

Mu afrua kamerieri dhe kam porositur gjellë, e unë e kam lutur të më sjellë dhe desert për ta ngrënë së bashku. Për më shumë, mua nuk po më ngutej për askund. Në disa momente midis neve ka mbretëruar një qetësi, thuajse nuk kishim fjalë për të thënë. Apo ndoshta kishim shumë prej kësaj? - Më vjen keq për situatën në të cilën ndodhesh - e theu qetësinë dhe më pas, pas kësaj filluam të bisedojmë në mënyrë normale. - Ndodhi, edhe pse mendon se gjëra të tilla ju ndodhin të tjerëve, e jo ty - iu përgjigja. E, çfarë ka ndodhur me ty? A je ende vetëm? - Ishe një hap afër për t'u martuar, madje kjo ka ndodhur para dy muajve. Por, me kohë e kemi kuptuar se më mirë është të ndahemi se sa të martohemi. - Si ashtu? - Dashuria jonë u fik, u shndërrua në shoqëri.

Më nuk kishte pasion dhe ishim së bashku vetëm nga shprehia ... - ma shpjegoi. - Me siguri se është dashur guxim që ta pranoni dhe ta ndërpritni lidhjen - komentova unë. Nganjëherë njeriu vazhdon tutje vetëm nga frika nga ndryshimet, apo sa për të shmangur kritikat e të tjerëve. - Pikërisht ashtu. Tani jam përsëri vetë. Nuk mund të them se nuk më mungon një lidhje e fortë, ku gruaja e dashur me darkën gati do të më priste derisa unë do të kthehesha nga puna, të cilën do të mund ta përqafoja, të bisedojmë së bashku me të, që ta ndajmë së bashku tumirën dhe të keqen. Por, kjo është e vështirë edhe kur ka dashuri, e lëre më nëse nuk ka - përfundoi ai. - Ke të drejtë - e pranova duke menduar. - E ti, s je me shëndet - më pyeti. Nuk më pengonte fare që ai i ishte kthyer kësaj teme përsëri, jo vetëm se është kureshtar, por më dukej se me të vërtetë ai ishte i interesuar ta dinte. - Momentalisht jam në fazën e analizimit të vetes dhe jetës time. Më duhet ta kuptoj se në cilin drejtim më duhet të nisem - iu përgjigja. Unë morra frymë thellë dhe shtova: - Risi është se Saimiri dëshiron që martesës sonë t'ia ofrojmë edhe një mundësi. - E ti, çfarë je duke menduar për këtë? Nuk u përgjigja. Tavolinës sonë iu ofrua kamerieri dhe e ndaloi bisedën tonë.

Si mund t'i përgjigjesha atij kur unë ende nuk e dija se çfarë po ndjej dhe çfarë do të ishte më së miri për mua? - Këtu me të vërtetë më pëlqen ushqimi. E më e mira nga krejt kjo ishte se këto gjellë nuk po i përgatisja unë! Nuk jam mësuar në një stil të jetës si ky, por do të më vjen mirë pak pushim. Sikur ende të isha gruaja e Saimirit, kjo nuk do të ishte mundur. Kjo është njëra nga përparësitë e situatës sime - e vërejta. - Pran, më mirë e ke vetëm? - më pyeti. - Nuk e di, e kam kuptuar se nuk e kisha fare të lehtë të jem e martuar me Saimirin. Më shumë jam ndjerë si një shtëpiake e dëshpëruar se sa një bashkëshorte e lumtur. Por, e vërteta është se është mirë të kesh familje. - A do të mund ta përballosh dhe ta falësh? - Nuk e di, me të vërtetë nuk e di! Tradhtia gjithmonë më dukej si një mundësi joreale, por kurrë mos thuaj kurrë, apo jo? Për falje kërkohen arsye të mira, si shumë dashuri dhe gatishmëri që gjithçka të harrohet dhe të hapet një faqe e re. - A e dëshiron ti këtë? - më pyeti hapur. - Në këtë moment vetëm dua ta shkarkoj dhe zbraz kokën time nga gjithçka dhe të mendoj vetëm për veten time. - Dhe për këtë ushqim të shijshëm - po bënte shaka. Sa do të rrish këtu? - Edhe katër ditë, mjafton sa për të ardhur në vete. Nesër do të shkoj në "wellness" dhe përfundimisht edhe një ditë tjetër do t'ia përkushtoj vetes sime. - Ne po qeshnim dhe po hanim së bashku, e ai kishte punë të cilat duhej t'i përfundonte. E kam kuptuar se ishte vendosur në të njëjtin hotel në të cilin po qëndroja dhe unë. - Atëherë pra, sonte mund të darkojmë së bashku, nëse nuk ke asgjë tjetër në plan - më propozoi. - Pse jo? Kjo do të ishte shumë mirë - pranova. (vijon)

(Kosova Sot Online)